139 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5889.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçar nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra dhe një 69 vjeçar nga Elbasani
Ministria e Shëndetësisë njofoti se në të dy spitalet COVID po trajtohen 110 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 6 prej tyre janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Tropojë, 6 raste në Elbasan, 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Bulqizë.
Lexoni: Vëzhgimi mbi ndikimin e COVID-19 në institucionet shqiptare të mikrofinancave
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 42183 persona, prej të cilëve janë:
– 5750 të infektuar,
– 182 viktima;
– 3054 të shëruar,
– 2520 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.