136 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 411.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 53 vjeçar nga Tirana, një 61 vjecar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 18 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 13 raste në Krujë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Patos, 7 raste në Vlorë, 6 raste në Kavajë, nga 4 raste në Kucovë dhe Fier, nga 2 raste në Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë dhe nga një rast në Durrës, Mirditë, Gramsh, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe dhe Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 411 të infektuar,
– 199 viktima;
– 3 342 të shëruar,
– 2 814 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.