135 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6151. Në 24 orët e fundit një 58 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 122 pacientë, 20 janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga dy raste në Kukës dhe Vorë, nga një rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë dhe Kamëz.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3147, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 44 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 016 të infektuar,
– 188 viktima;
– 3123 të shëruar,
– 2673 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.