13 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 89 .
Gjatë 24 orëshit të fundit janë testuar 33 persona. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e ISHP, Albana Fico.
Personat e sëmurë janë 8 në tiranë, 1 në Kavajë, 1 në Durrës, dhe 3 në Korçë.
Në 24 orët e fundit janë testuar persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 804 persona, 89 raste pozitiv, 3 janë shëruar, 2 të vdekur, 43 të shtruar në spital dhe 4 janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të prekurve në rang vendi është 48 vjeç. Ndërsa, mosha e personave të shtruar në spital është 54 vjeç,
Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:
— Në Tiranë: 63persona;
— Në Durrës: 6persona, përfshirë një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 8persona;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2persona;
— Në Rrogozhinë: 2persona;
— Në Kavajë: 3persona;
— Në Korçë: 3 persona.