127 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 016. Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 64, 65 dhe 69 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 72 vjeçar nga Fieri, një 73-vjeçar nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
119 pacientë po trajtohen në të dy spitalet COVID, 22 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Lexoni: Miratimi i vaksinës së Covid-19 mund të përmbysë tregjet
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 42183 persona, prej të cilëve janë:
– 6016 të infektuar,
– 188 viktima;
– 3155 të shëruar,
– 2589 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.