11 Thënie frymëzuese nga Richard Branson

11 Thënie frymëzuese nga Richard Branson


Këto janë 11 thënie nga Branson të cilat do ju motivojnë të ndryshoni botën, ose të paktë të ndiheni mirë me veten: 

Për mundësitë

‘’Mundësitë e biznesit janë si autobusët, gjithmonë është një tjetër duke ardhur mbrapa’’.

Lexoni: “Mos bëj si i zgjuar”. Ja këshilla më e mirë nga Steve Jobs, Elon Musk dhe Richard Branson

Për gabimet

“Ju nuk mësoni të ecni duke ndjekur rregullat. Ju mësoni duke e bërë atë dhe duke u rrëzuar’’.

Për udhëheqjen

“Komunikimi është aftësia më e rëndësishme që një udhëheqës mund të posedojë’’.

Për motivimin

“Për një biznes fillestar, nëse ideja juaj nuk funksionon, nuk do ta vënë re shumë njerëz. Vazhdoni në idenë e radhës.”

Për dështimin

“Përballuni me dështimin, mos u frikësoni nga ai, dhe njerëzit do ju mbështesin dhe do ju mirëpresin edhe më shumë’’.

Për të ardhmen

“Pyesni veten: Brenda pesë vitesh, a do të ketë rëndësi kjo?”

Për bashkëpunimin

“Për të arritur sukses në biznes, ju duhet të lidheni, të bashkëpunoni dhe të përcaktoni detyrat, ju keni nevojë për punë në ekip’’.

Lexoni: Çelësi i lumturisë dhe suksesit sipas Richard Branson

Për suksesin

“Ne të gjithë duhet të shikojmë jetën tonë pa thënë ‘’Çfarë ndodh nëse…’’, dhe të krenohemi nga ato që kemi arritur’’.

Për kreativitetin

“Njerëzit më të talentuar, interesantë dhe inovativë nuk janë asnjëherë ‘normalë’”.

Për fuqizimin

“Unë nuk jam personi më i guximshëm ose më i zgjuar, por kam mjaftueshëm guxim të ëndërroj, të sfidoj veten dhe të ndërmarr rreziqe të guximshme’’.

Për mendimet

“Bota është përplot me njerëz të jashtëzakonshëm. Mos shpenzoni kohën tuaj duke provuar të jeni normalë.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0