11 mënyra për të qenë të lumtur përreth njerëzve të palumtur

11 mënyra për të qenë të lumtur përreth njerëzve të palumtur

Nëse keni qenë afër një personi të palumtur më parë, me shumë mundësi e dini që negativiteti i tyre do t’ju ndikojë shumë shpejt edhe juve. Ata mund të ndryshojnë humorin e vendit ku ndodheni.

Pra, si mund të kombinoheni më këto nuanca negative? A ka ndonjë gjë që duhet të bëni për të ruajtur pozitivitetin tuaj edhe kur humori i njerëzve përreth jush përpiqet t’ju ndikojë?

Ja 11 mënyra për të qëndruar të lumtur edhe kur rreth jush keni njerëz të palumtur

Mirënjohja është diçka magjike. Ajo i bën situatat më të dashura dhe pozitive në mënyrë automatike. Kështu, ju mund t’u shprehni vlerësim njerëzve vazhdimisht të pakënaqur. Kjo mund t’i ndihmojë ata të largohen nga modelet e tyre negative.

1.Ja disa gjëra për të cilat mund t’i falenderoni ata:

  • Kur ju ndihmojnë të kaloni diçka
  • Kur kanë folur me ju edhe pse ka qenë e vështirë
  • Kur ju ofrojnë perspektiva të reja
  • Kur dëgjojnë idetë tuaja
  • Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni shtysë për ta, thjesht nënkupton se po mbani qëndrim pozitiv aty ku duhet.

Mos harroni të ruani mirënjohjen tuaj për botën dhe jetën tuaj gjithashtu. Ndonjëherë, të jesh afër njerëzve negativë mund t’ju bëjë të harroni gjërat për të cilat jeni falenderues. Mbani një ditar mirënjohjeje dhe listoni 3 deri në 5 gjëra për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë. Kjo mund të jetë shumë e dobishme. Mund të shkruani se jeni falenderues për:

  •  Karrierën tuaj
  • Miqtë, familjen dhe të dashurit tuaj
  • Çatinë që keni mbi kokë
  • Plotësimin e nevojave tuaja
  • Vakteve që ju kënaqin
  • Librat, filmat, show-t dhe muzikën e preferuar
  • Shëndetin tuaj të plotë

2.Mos u fokusoni tek mungesa e lumturisë së tyre

Është e vështirë të mos ndalesh tek mungesa e lumturisë së dikujt kur ajo është në nivele ekstreme. Fundja, ata janë gjithmonë në humor të keq dhe kjo mund të transmetohet tek ju. Humori i tyre i keq mund t’ju shtyjë të fokusoheni shumë në negativitetin e tyre, duke ju bërë të ankoheni për të tjerët. Kështu mungesa e lumturisë mund të jetë nxitëse. Njerëzit e tjerë merren me ndjenjat e tyre, për pasojë ndikoheni nga emocionet e tyre, si përfundim ju bëheni të pakënaqur.

Është një cikël i vazhdueshëm në të cilin nuk fitoni dot, përveçse duke u siguruar se nuk po fokusoheni në negativitetin e tyre. Prandja, mos u jepni atyre fuqinë të ndryshojnë mënyrën tuaj të të menduarit! Nuk ia vlen të harxhoni kohën, përpjekjen dhe energjinë tuaj.

3.Kuptoni se ata kanë vështirësitë e tyre

Është e lehtë të gjykosh njerëzit e palumtur, sidomos nëse keni qenë duke luftuar me negativitetin për një kohë të gjatë. Nuk ju takon juve të kërkoni lumturinë prej tyre. E vërteta është se ju nuk e dini historinë e jetës së atij personi. Nuk e dini se çfarë është duke kaluar ai. Sinqerisht, nuk është puna juaj. Ata mund të jenë duke kaluar një periudhë të vështirë, kanë nevojë për një farë kohe për t’a marrë veten dhe për të kapërcyer ndjesitë që kanë.

Ky person do të reagojë dhe do të jetë i lumtur një ditë kur të ndihet gati, por u takon atyre t’a vendosin se kur është koha e duhur. Në vend që të uroni “sikur të ishin të lumtur”, mbështesni dhe jini të sjellshëm me ta. Ata po kalojnë një periudhë të vështirë.

Lexo edhe: Si të ndërtoni dhe mbani një kulturë të vërtetë elastike të kompanisë

4.Mos i merrni gjërat si personale

Njerëzit e palumtur zakonisht nuk janë të tillë sepse ju keni thënë apo bërë diçka. Ata janë në një gjendje të mjerueshme sepse e tillë është mendësia e tyre aktuale. Pra, mos e merrni shumë personale. Mbi të gjitha, ju nuk mund t’i kontrolloni mendimet apo ndjenjat e njerëzve.

Por, është e vështirë të mos pyesni veten nëse është faji juaj kur një person i palumtur bën një sërë gjërash negative. Ata mund të:

  • Thonë diçka që mund t’ju mërzisë
  • Ju përjashtojnë nga çështjet lidhur me punën
  • Ju injorojnë ose ju lënë vetëm.
  • Nuk përqendrohen tek gjërat për të cilat flisni
  • Anulojnë planet që kishin me ju
  • A duhet t’a lejoni veten të keqtrajtoheni? Sigurisht që jo.

Por në të njëjtën kohë, ndërsa qëndroni në këmbë për veten mos e lejoni negativitetin e tyre të ngatërrojë ndjenjat dhe mendimet tuaja. Këta njerëz po përballen me frikë dhe pasiguri për shkak se nuk përshtaten dot me mekanizma pozitivë. Nuk bëhet fjalë për ju, por për ata.

5.Menaxhoni kohën që harxhoni me njerëzit e palumtur

Njerëzit janë socialë nga natyra. Është ajo që na bën të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe të gjejmë ata me të cilët mund të lidhemi në një nivel më të thellë. Dihet se ndërveprimi social na nxit drejt mendimeve pozitive. Por çfarë ndodh kur ndërveprimi është kryesisht negativ?

Problemi i socializimit si një qenie empatike është se ju keni tendencën të pasqyroni natyralisht ata që keni përreth. Ju merrni energjinë e vendit ku jeni dhe e bëni pjesë tuajën, pavarësisht nëse është e mirë apo e keqe.

Prandaj kur shpenzoni kohë me njerëzit e palumtur, ju mund të  përfshiheni në  vorbullën e mërzitjes, duke rënë pre e rrjetës së tyre. Kështu që keni nevojë të kufizoni sasinë e kohës që harxhoni me njerëzit e palumtur.

Nëse vini re se po filloni të ndikoheni nga gjërat që këta njerëz thonë apo bëjnë, largohuni me respekt. Nuk ka asgjë të keqe të vendosni kufij me nejrëzit që po ju ndikojnë negativisht. Në fakt, ju duhet të vendosni kufij me të gjithë.

6. Merrni mësim prej kësaj situate

Është e vështirë të rrethohesh nga njerëz negativë. Palumturia e tyre mund t’ju lëndojë dhe të jetë sfiduese për ju. Në vend që të mendoni sesa e tmerrshme është situata, thuajini vetes se kjo është diçka prej së cilës mund të mësoni dhe të rriteni. Ky ndryshim i thjeshtë i perceptimit duket i vogël, por është shumë i fuqishëm. Në vend që të ankoheni për gjërat, shikojini ato si një mundësi për të përmirësuar veten. Pastaj, herën tjetër kur të gjendeni në një situatë të ngjashme, do të jeni në gjendje t’a kapërceni atë pa u munduar shumë.

Pavarësisht sesa e vështirë mund të jetë për ju, ndjesia juaj nuk i përafrohet dhimbjes që kanë njerëzit e palumtur. Ajo çka ata po jetojnë i bën të jenë të trishtuar gjatë gjithë kohës. Numëroni bekimet tuaja, mendoni pozitivisht dhe punoni për t’u bërë njeri më i  mirë!

7. Jini të lumtur, ndryshoni mënyrën sesi i shikoni të tjerët

Edhe njerëzit më të palumtur kanë disa cilësi pozitive. Në vend që të fokusoheni tek negativiteti i tyre, kërkoni për gjërat e tyre të mira. Disa prej tyre mund të jenë:

  • Pamja e jashtme
  • Etika në punë
  • Besimet ose vlerat personale
  • Stili
  • Disa tipare që mund të kenë, si p.sh dëgjues i mirë
  • Talente ose aftësi

Ndryshimi i perceptimit që keni për dikë është një mënyrë e fuqishme për të ndryshuar këndvështrimin tuaj në tërësi. Në vend që të fokusoheni tek gjërat që urreni, përqendrohuni tek gjërat që do t’ju pëlqenin të mësonit. Shumë shpejt, ju mund të mos mendoni më se këta njerëz janë negativë.

8.Jepini vetes kohë për të qëndruar larg njerëzve të palumtur

Ne kemi folur për mosangazhimin e vazhdueshëm me njerëzit e palumtur. Tani, ju duhet të mësoni kur duhet të tërhiqeni ose të largoheni më seriozisht. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur jetoni ose punoni me njerëz të palumtur. Kur ju duhet të tërhiqeni nga këta njerëz, thjesht bëjeni. Mos e neglizhoni kohën që keni nevojë të kaloni me veten tuaj. Ja disa gjëra që mund të bëni:

  • Ushtrohuni
  • Shkruani në ditar
  • Meditoni
  • Praktikoni një hobi
  • Gatuani një vakt të shijshëm
  • Bëni diçka që ju pëlqen, shkoni për shopping osë bëni diçka të re

9. Përdorni humorin dhe harenë

Ndonjëherë pak humor mund të ndikojë pozitivisht në situatat e pakëndshme me njerëzit e palumtur. Ja disa mënyra sesi mund t’a arrini këtë:

Bëni shaka

Nëse jeni i mirë për të bërë shaka, tregojni aftësitë tuaja kur gjërat bëhen të meërzitshme. Ju mund të bëni shaka për veten, situatën apo gjithçka tjetër. Thjesht tregohuni pozitivë!

Ndryshoni tonin e zërit

Diskutimi po bëhet shumë serioz edhe pse nuk po flisni për gjëra shumë të rëndësishme? Ndryshoni tonin e zërit dhe flisni me nota pozitive

 Flisni rreth gjërave të bukura

Ku ju jepet mundësia të bëni një bisedë me njerëzit e palumtur, flisni rreth diçkaje pozitive që ju bën të lumtur. Kjo nuk e lejon bisedën të marrë nota negative.

10. Fokusohuni tek vetja

Ja disa gjëra për lumturinë individuale:

  • Kushtojuni vëmendje emocioneve, mendimeve dhe ndjenjave tuaja
  • Vedoseni veten tuaj të parën përballë njerëzve të palumtur
  • Mos harxhoni energjinë tuaj duke u përpjekur të ndryshoni ndjenjat e dikujt
  • Fokusohuni tek gjërat të cilat keni interes

11. Tregohuni i sjellshëm

Një veprim i vogël mund të ndikojë pozitivisht ditën e një njeriu të palumtur. Mendoni për këtë, a ka bërë dikush një gjest që ju ka ndriçuar të gjithë ditën?

Ja sesi mund të tregoheni i sjellshëm me njerëzit e palumtur:

  • Buzëqeshuni atyre
  • Përshëndetini ngrohtë
  • Mbajeni derën hapur për ta
  • Ndihmojini me gjërat që janë duke mbajtur
  • Bëjuni nder
  • Blijuni kafe ose diçka të ngjashme
  • Komplimentojini në mënyrë të ndershme

Ndjesitë tona pozitive shpesh janë ngjitëse. Nuk funksionon gjithmonë, por kur funksionon është magjike. Por edhe kur nuk shkon siç duhet, ju do ndjeheni mirë sepse po përpiqeni të bëni diçka pozitive.

Gjërat e fundit për t’u përshtatur me njerëzit e palumtur gjatë gjithë kohës.

Ju mund të mos e dini pse ata janë të mërzitur, por ju mund të bëni gjërat që ju takojnë për të qenë të lumtur pavarësisht negativitetit të tyre. Kur ju e dini sesi të mbizotëroni me pozitivitetin tuaj, asgjë nuk mund t’ju pengojë. Jini të lumtur!

Power of Positivity

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0