Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën tenderuese, e cila ka për qëllim rikostruksionimin e 8 urave në të gjithë vendin.
Urat që pritet të rikostruktohen për shkak të gjendjes së tyre janë:
Ura e Tapizës, që ndodhet në segmentin rrugor dalje Kamës-Fushë Krujë.
Ura e Leklit, që ndodhet në aksin Tepelenë-Përmet.
Ura e Dragotit, me një gjatësi 108 m.
Ura e Zëmblakut, që lidh kryqëzimin nga Zëmblaku në Doganën e Goricës.
Ura në aksin Levan- bypass Tepelenë.
Ura e Vlorës.
Ura e Kadhulit.
Data e fundit për dorëzimin e ofertave është data 29 qershor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto