10 thënie frymëzuese nga Ruth Bader Ginsburg - Business Magazine Albania

10 thënie frymëzuese nga Ruth Bader Ginsburg

Ruth Bader Ginsburg

Ruth Bader Ginsburg ka qenë avokate e fuqishme e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Ajo fitoi respekt të thellë nga kolegët e saj në Gjykatën e Lartë në SHBA por edhe nga publikun amerikan.

Ajo ishte shembull i fuqishëm i dikujt që jeton besimet e veta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato. Më poshtë keni 10 thënie të Ruth Bader Ginsburg, të cilat mund t’ju frymëzojnë në suksesin tuaj në biznes dhe në jetë.

  1. “Nëse dëshironi të jeni një profesionist i vërtetë, bëni diçka jashtë vetes”.
  2.  “Unë besoj shumë në të dëgjuarit dhe të mësuarit nga të tjerët”.
  3. “Në rrjedhën e një martese, dikush strehon tjetrin”.
  4. “Në çdo martesë të mirë, ndonjëherë ndihmon të jesh pak i shurdhër”.
  5. “Nëse dëshironi të jeni një profesionist i vërtetë, bëni diçka jashtë vetes”.
  6. “Leximi është çelësi që hap dyert për shumë gjëra të mira në jetë. Leximi formoi ëndrrat e mia dhe më shumë lexime më ndihmuan të realizoja ëndrrat e mia”.
  7. “Mos u hutoni nga emocionet si zemërimi, zilia, pakënaqësia. Këto vetëm shkatërrojnë energjinë dhe ju bëjnë të humbisni kohën”.
  8. “Gratë u përkasin të gjitha vendeve ku merren vendime. Gratë nuk duhet të jenë një përjashtim.”
  9. “Ndryshimi i vërtet, ndryshimi i qëndrueshëm, ndodh hap pas hapi”.
  10. “Zakonisht në jetë, gjërat që i mendoni si pengesë dalin të jenë më të mirat, ato më fatsjellëset”.

Lexo: Figurat e njohura që ndërruan jetë në vitin 2020

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0