10 Smartfonet me te mire te gjashte mujorit te pare te 2015-tes - Business Magazine Albania

10 Smartfonet me te mire te gjashte mujorit te pare te 2015-tes


1.LG G4

Kompania koreane LG kerkon te beje diferencimin nga prodhuesit e tjere me smartfonin G4 i cili ofron nje bateri te zevendesueshme dhe mbeshtetje per kartat microSD. Aktualisht nje pjese e madhe e prodhuesve po ndertojne smartfone te “blinduar” prej metali te cilet as nuk pranojne karta microSD e as nuk mund tu zevendesohet bateria. Keto dy karakteristika “mbulohen” nga nje kapak prej lekure ndersa LG tenton te impresionoje konsumatoret me ekranin 5.5 inç Quantum HD IPS.

Per nga hardueri, smartfoni fuqizohet nga nje procesor Qualcomm Snapdragon 808 me gjashte berthama dhe frekuence 1.8 Ghz. Gjithashtu ne bord gjendet nje kamer 16 Megapiksel e pasme me hapje f/1.8, 3GB RAM dhe bateri 3000 mAh. LG G4 ka nje kamer frontale 8 Megapiksel dhe sjell teknologjine Quick Charge 2.0 si dhe mbeshtetje per kartat microSD deri ne 2TB.

2.Apple iPhone 6 & 6 Plus

iPhone 6 Plus ka kryesur listat tona si smartfoni me i mire gjersa erdhi LG G4 dhe besojme se smartfoni G4 realisht e meriton te quhet me mire si rezultat i inovacionit qe sjell çdo vit.

iPhone 6 Plus eshte nje telefon gjigandesk, shume me i madh sesa iPhone 6 qe do te thote se ka nje bateri edhe me te madhe. eshte nje telefon fantastik, me nje cilesi te shkelqyer, me nje kamer fantastike dhe nje sistem operativ te thjeshte dhe mjaft popullor. Por Apple iPhone 6 dhe 6 Plus ka nje kosto te larte dhe ngelen smartfonet me çmimin me te larte krahasuar me rivalet Android apo Windows Phone.

3. Samsung Galaxy S6/ S6 Edge

Samsung prezantoi dy pasardhes se Galaxy S5-ses, modelet Galaxy S6 dhe S6 Edge ne Kongresin Mobil Boteror. Qe te dy smartfonet fuqizohen nga procesoret e Samsung, Exynos Octa me teter berthama dhe 3GB RAM. Smartfoni do te jete i disponueshem ne variantet 32GB, 64GB, 128 GB. Nder te tjera kamera e smartfoni ka nje sensor prej 16 Megapiksel. Por le te kthehemi nga ekrani ku Samsung ka paketuar nje te tille me madhesi 5.1 inç dhe rezolucion quad HD 2560×1440 piksel.

Ngarkimi i baterise se smartfoni me vale wireless, rezistenca ndaj ujit dhe mbeshtetja e kartave microSD nuk jane prezent ne kete model, karakteristika te cila ti zoteronte te gjitha Galaxy S5.

4.Samsung Galaxy Note 4/ Note Edge

Ndersa Galaxy S6 dhe S6 Edge ofroje shume per nga dizajni krahasuar me telefonet e tjere Samsung, modelet Galaxy Note 4 dhe Note 4 Edge ngelet zgjedhje solide. Qe te dy modelet ofrojne mbeshtetje per kartat microSD si dhe lapsat “Stylus”. Do te jete interesante te shohim çfare Samsung do te sjelle me Galaxy Note 5 kete vjeshte.

Note 4 dhe Note Edge fuqizohen nga procesoret kater bethamesh Snapdragon 805, ka nje ekran Super AMOLED 5.7 inç me rezolucion te larte prej 2560 x 1440 piksel, zoteron 3GB RAM si dhe 32 GB memorje te brendshme. Ka nje bateri te zevendesueshme prej 3220 mAh, nje kamer te pasme 16 Megapiksel dhe frontale 3.7 Megapiksel.

5.Google Nexus 6

Google çdo fund vit prezanton nje pasardhes te linjes Nexus dhe kete here ishte radha e Nexus 6-tes. Ndryshe nga modelet e shkuara, Nexus 6 i ka te gjitha duke filuar me ekranin 5.92 inç me rezolucion 2560×1440 piksel, procesorin Snapdragon 805, 3GB RAM dhe per te perfunduar me nje kamer 20 Megapiksel dhe bateri 3900 mAh. Smartfoni eshte i disponueshem ne dy variante, 32 dhe 64 GB si dhe eshte rezistent ndaj ujit.

Persa i perket kameres se Nexus 6 mund te themi se Google po perballet me konkurrence te forte nga Samsung dhe LG te cilet po i zgjerojne çdo dite kufinje teknologjik ne kete aspekt duke bere kameren e Nexus 6 nje opsion jo atraktiv.

6.BlackBerry Passport

Asgje nuk e mund BlackBerry-in ne ofrimin e nje komunikimi te centralizuar dhe aktualisht eshte prodhuesi numer 1 i paisje te nje produktiviteti te larte. Jetegjatesia e baterise se Passport eshte fantastike dhe tastiera QWERTY eshte mjaft e dobshme. Ky smartfon ndryshe nga telefonet Windows nuk po vuan nga nje “hendek” aplikacionesh kjo fale prezences se dyqanit te aplikacioneve te Amazon.

BlackBerry Passport ka nje harduer i afte te matet me telefonet e parametrave te larte te diteve te sotme dhe eshte unik persa i perket produktivitetit. Ky smartfon ka nje ekran ne forme katrore 4.5 inç me rezolucion 1440 x 1440 piksel. Karakterizohet nga nje tastiere QWERTY qe mund te sherbeje edhe si trackpad. Ne bord gjendet nje kamer 13 Megapiksel, 3GB RAM, 32 GB memorje te brendshme, ofron mbeshtetje per kartat microSD si dhe ka nje bateri 3450 mAh.

7.HTC One M9

Besojme se HTC One M9 eshte vleresuar me shume se çduhet. Ka nje harduer fantastik, performon mjaft mire por ka nje kamer te tmerrshme qe vetem nje telefoni Android te parametrave te larte nuk mund ti perkase. Gjithashtu edhe bateria duhej te ishte me e mire.

Kamera me teknologjine Ultra Pixel eshte permiresuar dhe zhvendosur per tu perdorur si nje kamer frontale. Kamera e pasme ka nje sensor 20 Megapiksel dhe mesaduket HTC eshte ballafaquar me probleme te pershtatjes se softuerit me modulin e kameres. Dizajni gjithashtu eshte permiresuar.

Specfikat e brendshme jane: Proçesor Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM, 32 GB hapesire te brendshme, mbeshtetje per kartat microSD dhe bateri prej 2800 mAh.

8.Sony Xperia Z3

Sony Xperia Z3 eshte nje smartfon mjaft popullor ne Europe. Por ka smartfon ka nje problem: Vuan ne cilesine e thirrjeve si dhe mbi nxehje te kameres. Sony Xperia Z3 a nje procesor Snapdragon 801 me kater berthama, 3 GB RAM, 32 GB hapesire te dhenash, mbeshtetje per kartat microSD, bateri 3100 mAh dhe kamer te pasme prej 20.7 Megapiksel.

Linja Xperia Z ka nje karakteristike e disponueshme ne te gjithe smartfonet e saj: Rezistenca ndaj ujit. Cilesia audio e smartfon gjithashtu eshte fantastike ndersa ekrani 5.2 inç ofron nje eksperience te pakrahasueshme.

9.Nokia Lumia 830

Nokia Lumia 830 eshte pjese e listes tone. Edhe pse nuk eshte nje smartfon me parametra te larte, jemi shume te impresionuar nga performanca e nje telefon qe kushton me pak se 400 dollar.

Lumia 830 vjen me Windows Phone 8.1 dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 400. Ne bord gjenden 1 GB RAM, 16 GB memorje te brendshme, mbeshtetje per microSD, kamer e pasme 10 Megapiksel, bateri e zevendesueshme 2200 mAh dhe ekran 5 inç 720p. Per te mos harruar te permendim se Windows 10 funksionon mjaft mire ne kete smartfon.

Ka nje dizajn fantastik me nje kornize metalike qe rrethon smartfonin ndersa kamera performon po aq mire sa edhe smartfonet Galaxy S6, LG G4, Note 4 etj.

10. Motorola Moto X 2014

A dini çfare pelqejme se shumti nga telefonet Motorola? Android Stock. Por edhe mundesine per te perzgjedhur kapaket e pasem te smartfonit me materiale edhe ngjyre te ndryshme. Moto X ofron eksperience te paster te sistemit operativ Android.

Ka nje ekran 5.2 inç 1080p, proçesor te fuqishem Snapdragon 801 dhe 2GB RAM. Bateria prej 2300 mAh nuk pershtatet me nevojat e nje perdoruesi te zakonshem por qe ka te implementuar teknologjine e ngarkimit te shpejte. /PCWorld Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0