Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) i kërkon qeverisë shqiptarë që të vijojë reformën në drejtësi. Ky është elementët kyç, sipas dokumentit të saj, për përmirësimin e klimës së biznesit.
Duke theksuar hapat e bërë, deklarata e FIAA-s kujton se sfida të mëdha mbeten përpara.
Deklarata vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare, ndaj kërkon që partitë politike të shprehin qartë në programin e tyre mbi sfidat kryesore të Shqipërisë. Ajo e rendit kvto sfida si më poshtë:
1-Nevoja për përmirësim të menjëhershëm të sistemit gjyqësor shqiptar.
2-Nevojë për rregulla të përmirësuara procedurale, duke siguruar në veçanti transparencë më të madhe në vendimet paraprake të administratës fiskale në tërësi si dhe respektim të rimbursmit të TVSH-së.
3-Përmirësim i procesit të lejeve duke pasqyruar nevojat e industrive specifike dhe zvogëlim i vonesave në marrjen e lejeve të ndërtimit.
4-Kordinim më i mirë mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale për të shmangur veprimet arbitrare kundër bizneseve që janë vendosur në njësitë administrative.
5-Përmirësimi i dialogut me biznesin dhe reagim i duhur i institucioneve përgjegjëse me të cilët investitorët e huaj dhe vendas punojnë në Shqipëri.
6-Mbështje për dixhitalizimin e mëtejshëm të administratës publike dhe veçanërisht në drejtim të ndarjes se të dhënave me subjektet private, më të shpejtë, më të sigurte të shërbimeve.
7-Krijimi i një skeme garancisë në mënyrë që të krijohet një nivel më i lartë mbrojtje për bizneset në rastet e katastrofave mjedisore apo shëndetësore si kjo e COVID-19.
8-Mbështetje për ekonominë e shkallës duke kombinuar grande publike me fonde private, sidomos në ekonominë rurale.
9-Rritja e investimeve publike në arsimin profesional me qëllim përhapjen e kulturës së sipërmarrjes në brezin e ri.
10 Fokus në konkurrencën e për të nxitur investimet. Projektet e reja të jepen përmes një procesi konkurrues.