10 punë të çuditshme që njerëzit bëjnë në botë! Nga i ftuar në dasëm tek partner me qira. - Business Magazine Albania

10 punë të çuditshme që njerëzit bëjnë në botë! Nga i ftuar në dasëm tek partner me qira.

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Si fëmijë, gjithmonë na është bërë kjo pyetje dhe përgjigjet tona shpesh kanë bërë prindërit tanë të qeshin. Por pak e dinë se shumica e atyre që akoma disa ëndërrojnë të bëjnë janë profesione të mirëfillta. Ja një listë me 10 punë të çuditshme në mbarë botën që nuk do ta besoni se ekzistojnë:

1. Shtyrës profesional

Japonezët janë një popull shumë punëtor. Të gjithë duhet të shkojnë në punë në orar, prandaj ata punësojnë profesionistë që shtyjnë të tjerët në tren. Kështu askush nuk bëhet vonë për në punë!

2. I dashur me qera

Në Tokyo, nëse ke para, nuk është aspak e vështirë të gjesh një të dashur. Po, në kuptimin e plotë të fjalës, nëse të duhet një i dashur apo partner, për të të shoqëruar diku mund ta marrësh me qera dhe ta kthesh. Mjafton të paguash tarifën!

3. Pritës në rradhë profesional

Për aq kohë sa në botë ka rradhë të gjata, Narabiyas (fjala japoneze për personat që presin në rradhë) nuk do të dalin kurrë nga moda. Këta punëtorë të pavarur presin me kënaqësi në rradhët e gjata të supermarketeve, bankave apo çdo institucioni për ty në shkëmbim të parave.

4. Gjumash profesional

UAU! Mund të paguhesh duke bërë aktivitetin e preferuar. Kjo po që tingëllon si puna e ëndrrave. Të paguhesh për të fjetur. Gjumashët profesionalë punojnë në menyrë që shkencëtarët të realizojnë kërkimet e tyre mbi çrregullimet e gjumit.

Lexo:Një psikoterapist rendit 5 pikat e forta mendore që ju nevojiten për të qenë të suksesshëm në çdo gjë

5. I ftuar në dasëm

Kjo punë me kohë të pjesshme bëhët në rastin kur dikush merr një ftesë çift për në dasëm dhe nuk ka dikë që ta shoqërojë. Përveç pagesës monetare, punonjësi merr edhe ushqim nga dasma!

6. Testues deodoranti

Kjo punë përkon tërësisht me shprehjen “ti fusësh hundët në punën e të tjerve”. Po, këta njerëz paguhen për të nuhatur trupin e të tjerve dhe testuar fuqinë e aromës në deodoranteve.

7. Përqafues profesional

Nëse je në Japoni dhe të ka marrë malli për të partneren, mos u shqetëso. Vetëm paguaj dhe mund të flesh i përqafuar me një grua japoneze!

8. Shijues ushqimi kafshësh

Ai që ka shpikur këtë profesion duhet të jetë ose një adhurues i madh kafshësh ose thjesht ka pasur shije të çuditshme. Mund të duket e shpifur, por ka njerëz në botë që krijojnë të ardhura vetëm duke ngrënë ushqim kafshësh!

9. Cuidacarro (roje makinash)

Një “cuidacarro” mund ta gjesh gjithmonë kur je duke parkuar makinën në Kosta Rika. Puna e tij nuk është aq e komplikuar sa duket. Ai thjesht shikon makinën tuaj kur ju nuk jeni në atë destinacion, kështu askush nuk mund tja u vjedhë ose dëmtojë.

10. Testues mobiljesh

Tingëllon shumë e çuditshme, por kompani të ndryshme punësojnë njerëz për të tesuar mobiljet që prodhojnë. Punonjësi vetëm duhet të ulet, shtrihet ose flejë në një moblije për të parë se sa e rehatshme është.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0