10 njerëzit më të pasur të botës mund të paguajnë vaksinat anti covid për të gjithë botën - Business Magazine Albania

10 njerëzit më të pasur të botës mund të paguajnë vaksinat anti covid për të gjithë botën

Pasuria e fituar nga vetëm 10 persona është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit me 540 miliardë dollarë – thotë Oxfam. Kjo shumë, do të ishte e mjaftueshme që të parandalonte rënien e kujtdo në botë në varfëri, për shkak të virusit dhe të paguante një vaksinë për të gjithë.

Raporti i OJQ po ashtu zbulon se pasuria totale e miliarderëve është e barasvlershme me shpenzimin e plotë të të gjithë qeverive të G20 për rimëkëmbjen nga virusi. Oxfam i kërkon kështu qeverive të marrin në konsideratë vendosjen e taksave për super të pasurit. Raporti i titulluar Virusi i pabarazisë, është publikuar ndërsa liderët globalë do të mblidhen virtualisht për samitin ekonomik botëror të Davosit.

Mbështetja e paprecedentë nga qeveritë për ekonomitë e tyre bëri që bursat të shënonin një rritje të madhe duke bërë që pasuria e miliarderëve të shtohet akoma më shumë ndërkohë që ekonomitë reale përballen me recesionin më të rëndë në një shekull – thotë raporti. Pasuria e miliarderëve, në të gjithë botën, sipas Oxfam, u rrit me 3.9 trilionë dollarë mes 18 marsit dhe 31 dhjetorit 2020 dhe tani është në kuotën e 11.95 trilionë, ekuivalente kjo me atë që qeveritë e G20 kanë shpenzuar për të përballur pandeminë.

10 personat më të pasur, pasuritë e të cilëve u rritën me 540 miliardë dollarë që nga marsi, përfshijnë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, themeluesin e Teslas, Elon Musk dhe atë të Facebook, Mark Zukerberg.

Oxfam pretendon se pasuritë e miliarderëve u rritën për shkak të ribotimit të tregjeve të aksioneve dhe një “ekonomie të manipuluar”, duke shkaktuar rritjen e pabarazisë gjatë “rënies më të keqe ekonomike në një shekull”.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0