10 gjera qe duhet te dini sot per boten e advertising - Business Magazine Albania

10 gjera qe duhet te dini sot per boten e advertising


1. Aty ku fotomodelet hedhin syte ne reklama te ndryshme, ndryshimi eshte i madh sa i takon perfshirjes se konsumatoreve.

Te dhenat qe gjenerohen nga reklamat me ane te perdorimit te teknologjise se ndjekjes se veshtrimit zbulojne se kur syte e nje fotomodeleje shikojne nje produkt, syte e konsumatorit perqendrohen po aty. Prandaj veshtrimi i fotomodeleve konsiderohet nje faktor i rendesishem ne gjenerimin e shitjeve te produktit.

2. Victoria’s Secret i ka kerkuar Taylor Swift ti jape nje hov shitjeve. Kengetarja performon 2 kenge ne Fashion Show te Victoria’s Secret kete vit te cilat do te jepen me date 9 dhjetor ne CBS.

3.  Publikuesi me i madh i gazetave ne Britanine e Madhe, News UK ka disa numra per  “The Times” dhe “The Sun”. Ato kane thene se strategjia e tyre e “paywall” dixhital ka funksionuar. Numri i abonenteve dixhitale te The Times u rrit nga 8 perqind ne krahasim me nje vit me pare ne 152,000 dhe kompania qe drejton gazeten ka kaluar ne fitim  qe nga 2001.

4. Kjo reklame e cmendur japoneze qe tregon se si gatuhen karkalecet te krijon vertete nje lloj varesie. Kjo reklame eshte pare nga 8 milion shikues. Shume prodhues telefonash celulare kerkojne te reklamojne sherbimet e tyre duke ndjekur rrugen e mirepercaktuar te marketingut duke perdorur fjalet “unlimited” apo metafora te ndryshme per te nenvizuar shpejtesine. Por kompania japoneze  NTT Docomo Inc. e ka marre idene e metafores se shpejtesise dhe e ka cuar ne nje nivel ekstrem.

5. Shitesit me pakice per adoleshente po luftojne sepse nuk jane me terheqes si dikur. Abercrombie, Aeropostale dhe American Eagle do te njoftojne fitimet e tyre kete jave ndersa analistet presin resultate te vaketa.

6. WPP ka nenshkruar nje kontrate prej 1.25 miliarde dollaresh me IBM. Kete gje kompanite e njoftuan nepermjet nje komunikate per shtyp. WPP thote se kontrata e sherbimeve per nje periudhe prej 7 vitesh do ti jape mundesine kompanise me te madhe te reklamimit te zhvilloje sherbime te reja dixhitale, te zgjeroje perdorimin e te dhenave dhe analizave analitike dhe te forcoje nje bashkepunim me te madh brenda infrastruktures globale te sherbimit “cloud”.

7. Investitori miliarder dhe pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban, nuk mendon se sherbimet streaming si Netflix do te zevendesoje kabllorin televiziv se shpejti. Ai i tha audiences ne konferencen e Business Insider “Ignition” se shume nga momentet e suksesshme te Netflix jane popullore sepse ato u transmetuan ne TV pike se pari dhe se shikuesit ende kerkojne akses ne keto programe televizive.

8. Nje analist i njohur i Apple e ka pershkruar iAd si nje “reklame celulari prej zombie. “Duke folur ne konference e Business Insider, “Ignition”, analisti i kerkimit, Piper Jaffray, Gene Munster tha “Apple vertete qe e ka humbur anijen,” raporton AdAge.

9. Pharrell dhe Cara Delevingne jane figurat kryesore ne nje fushate festas per Chanel, raporton Adweek. Reklama, e frymezuar nga fantazia, eshte krijuar nga Karl Lagerfeld. Kjo reklame tregon historine e brandit.

10. Google po dyfishon perpjekjet per te terhequr me shume reklamim brandi se sa vershojne nepermjet TV-se, CMO Today raporton. Neal Mohan, zevendespresidenti i Google, pergjegjes per pamjen dhe reklamimin e videos, thote se kompania po ofron menyra te reja per te matur se si performon reklama me ane te mjeteve si “studime per daljne ne pah te brandit.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0