Ndërsa inteligjenca artificiale gjenerative po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, me njerëzit që i kërkojnë asaj gjithçka, nga listat e blerjeve deri te poezitë e dashurisë, rrjetet sociale nuk po mbeten pas me trendet më të çuditshme.
Së fundmi, përdorues të TikTok, pronarë kafshësh, kanë përdorur ChatGPT për të imagjinuar se si do të ishin qentë e tyre nëse do të ishin njerëz. Por ky trend i çuditshëm nuk është limiti i imagjinatës.
Një studim i kryer nga MetLife, me një kampion prej 1,000 individësh, ka hulumtuar lidhjen e thellë që kanë njerëzit me kafshët e tyre. Dhe rezultatet janë befasuese: nga ata që ishin në dijeni të këtij trendi, 31% pranuan se do të dilnin në takim me versionin njerëzor të kafshës së tyre. Më kurioze akoma, gjeneratat më të vjetra, millennials (34%), Gen X dhe boomers (të dy me 33%) rezultuan më të prirur për këtë ide sesa të rinjtë e Gen Z (vetëm 24%).
Lexo edhe:Founder Mindset/ Bujar vs. Edlira: Dy mënyra për t’u përballur me të njëjtën sfidë
Megjithatë, jo të gjithë i shohin kafshët e tyre si partnerë potencialë. Gati 40% e të anketuarve pranuan se, nëse kafsha e tyre do të ishte njeri, do të ishte “një flamur i kuq në ecje.” Pavarësisht sjelljeve të “dyshimta” të disa prej kafshëve të tyre, shumë prej këtyre pronarëve janë emocionalisht të lidhur në mënyrë ekstreme me kafshët , një lidhje që, sipas ekspertëve, është përforcuar gjatë periudhës së izolimit të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Në fakt, 87% e pronarëve të kafshëve thanë se do të hiqnin dorë nga apartamenti i tyre i ëndrrave nëse ai nuk do të lejonte kafshët shtëpiake. Duket se, për disa, lidhja me kafshën është më shumë sesa dashuri, është një formë bashkëjetese. “Vlera që kafshët kanë për kujdestarët e tyre njerëzorë është shumë e lartë, krahasueshme me rëndësinë e takimeve të rregullta me miq ose familjarë, apo edhe me të qenit i martuar,” shkruajnë autorët e një studimi të publikuar në vitin 2025 mbi këtë temë. Në këtë linjë, 77% e të anketuarve thanë se kafsha e tyre i ofron më shumë mbështetje emocionale sesa partneri i mëparshëm njerëzor.“Përpara se t’i jap një puthje bashkëshortit tim, Alex, zgjohem dhe i jap të gjitha puthjet qenit tim,” thotë Elsie, 44 vjeç, avokate divorcesh nga Jersey City, SHBA. “E njëjta gjë ndodh edhe para gjumit.” Nuk është personale, thotë ajo. Ajo e do bashkëshortin e saj, por si shumë të tjerë, ndjen se dashuria dhe besnikëria e një kafshe janë të pazëvendësueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto