1 milion viktima nga COVID-19, vendet më të prekura në botë

1 milion viktima nga COVID-19, vendet më të prekura në botë

COVID-19

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, ka kaluar një milion, me shumë rajone që ende raportojnë një numër të lartë të infeksioneve të reja.Informacioni vjen nga Universiteti Johns Hopkins, i cili tregon se vdekjet në SH.B.A., Brazil dhe Indi përbëjnë gati gjysmën e totalit.

Nga janari, kur zyrtarisht filluan të qarkullonin të dhënat e para në Wuhan, virusit iu deshën 24 javë për të arritur 500 mijë viktimat, në 28 qershor. Kjo shifër u dyfishua sot, por në një kohë të përgjysmuar, 13 javë.

Pandemia është përhapur në 188 vende me më shumë se 32 milionë raste të konfirmuara. Izolimi dhe masat e tjera për të ndaluar përhapjen e virusit kanë çuar shumë ekonomi në recesion.

Ndërkohë, përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive po vazhdojnë – megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrijë në dy milionë para se një vaksinë jetë gjerësisht e disponueshme.

SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë me rreth 205,000 viktima, e ndjekur nga Brazili me 141,700 dhe India me 95,500 vdekje.

Ku po përhapet më shpejt COVID-19?

SH.B.A. ka regjistruar më shumë se shtatë milion raste – sa një e pesta e totalit në botë. Pas një vale të dytë të rasteve në korrik, shifrat ranë në gusht, por duket se po rriten përsëri tani. Koronavirusi është përhapur shpejt në Indi, duke regjistruar 90,000 raste ditën e djeshme.

Ku janë zonat e nxehta globale të koronavirusit?

Infeksionet e konfirmuara në Indi kanë arritur gjashtë milionë – e dyta më e larta pas SHBA. Sidoqoftë, duke pasur parasysh madhësinë e popullsisë së saj, India ka një normë relativisht të ulët të vdekjeve.

Brazili ka numrin më të lartë të vdekjeve në Amerikën Latine dhe ka regjistruar më shumë se 4.7 milionë raste, e treta më e lartë në botë. Infeksionet e sapo konfirmuara po rriten shpejt edhe në Argjentinë, e cila tani ka më shumë se 700,000 raste.

Në Europë, situata po njeh rritje të vazhdueshme, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Francë, vende që po përgatiten për izolime të tjera, nëse trendi i infeksioneve nuk ulet.

Për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si vendet regjistrojnë rastet dhe vdekjet – dhe shkallët sporadike të testimit në disa rajone – numri i vërtetë i rasteve dhe vdekjeve të koronavirusit besohet të jetë më i lartë se sa raportohet, thonë ekspertët.

Si po përparon kërkimi për vaksinën?

Globalisht ka rreth 240 vaksina të mundshme në zhvillimin e hershëm, 40 prej tyre po zhvillojnë provat klinike dhe nëntë janë në fazën përfundimtare të testimit në mijëra njerëz. Zhvillimi i vaksinave normalisht zgjat me vite, por për shkak të urgjencës globale, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi marramendëse.

Një vaksinë që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit – tashmë është në një fazë të përparuar të testimit. Vaksina ka treguar se mund të shkaktojë përgjigje immune.

Në Kinë, një vaksinë e mundshme ka dëshmuar se prodhon antitrupa mbrojtës dhe po vihet në dispozicion të ushtrisë kineze. Sidoqoftë, janë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë me të cilën po prodhohet vaksina.

Ndërkohë në Rusi, shkencëtarët thonë se testet e hershme mbi një vaksinë të quajtur Sputnik-V tregojnë shenja të një përgjigje imune.

Në një raport në fillim të këtij muaji, ata thanë se çdo pjesëmarrës në prova zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk pësoi efekte anësore serioze.

Rusia licencoi vaksinën për përdorim lokal në gusht – vendi i parë që zyrtarizon një vaksinë deri më tani. Përsëri, kishte shqetësim për shpejtësinë e procesit dhe disa ekspertë thanë se provat e hershme kishin qenë shumë të vogla për të provuar efektivitetin dhe sigurinë.

Në SH.B.A., Presidenti Donald Trump ka thënë se amerikanët do të vaksinohen në tetor edhe pse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se një vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme gjerësisht para mesit të 2021.

OBSH ka thënë se nuk pret të shohë vaksinime në masë kundër Covid-19 deri në mes të vitit 2021.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0