Turizmi po rritet në nivele të larta në vendin tonë. Vitin e kaluar vendi u vizitua nga gati 6 milionë turistë, një rekord i ri për tregun ende në fillesat e tij të një zhvillimi të mirëfilltë.
Megjithatë, edhe shpenzimet e shqiptarëve për turizëm jashtë shënuan rekord në llojin e tyre. Me një rritje 13% ndaj një viti më parë, shqiptarët shpenzuan në vende të ndryshme të botës 1.42 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shpenzimeve në historinë e turizmit shqiptar jashtë.
Turqia kryeson në destinacionet kryesore. Pushimet familjare në resortet e brigjeve turke frekuentohen në masë nga shqiptarët. Të dytat për nga niveli i shpenzimeve janë kryeqytetet europiane. Në këtë rast, udhëtimet nuk fokusohen vetëm në verë, por shtrihen në katër stinët e vitit. Objektivi kryesor i udhëtimit në këtë rast është turizmi kulturor.
Nisur nga rritja e vazhdueshme e udhëtimeve jashtë, vitet e fundit, rekordi i vitit të kaluar pritet të thyhet edhe këtë vit, me një vlerë më të lartë të parave të shpenzuara jashtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.