Startup Grind e nis vitin 2017 me Ardit Gjebrea - Business Magazine Albania

Startup Grind e nis vitin 2017 me Ardit Gjebrea


startup-grind-e-nis-vitin-2017-me-ardit-gjebrea-business-magArdit Gjebrea është një artist me një karrierë si këngëtar, kompozitor, prezantues, drejtues shfaqesh dhe producent.

Ai e filloi karrierën e tij si këngëtar në moshën 5 vjeçare dhe bëri një përparim mjaft të madh në këtë fushë në 17 Dhjetor 1991, kur ai fitoi Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Jon”.

“Jon Music”, studio e tij muzikore ka prodhuar disa nga show-ut televizive, të cilat kanë vendosur rekorde të shikueshmërisë së audiencës.

Gjatë karrierës së tij, ai ka prodhuar dhe prezantuar disa show televizive duke përfshirë këtu “TeleBingon”, “Miss & Mister Albania”, “Kënga Magjike” dhe “E diela Shqiptare”.

Që nga viti 1999, në një proces që fillon në Qershor dhe përfundon në Nëntor, Ardit Gjebrea, në bashkëpunim me TV KLAN prodhon “Kënga Magjike”, një festival i muzikës bashkëkohore për artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Të gjitha projektet e tij kanë rezultuar në shfaqje të suksesshme në aspektin e përmbajtjes cilësore në TV dhe në numrin e audiencës.

Ardit Gjebrea thuhet se është këngëtari që ka shitjet më të larta në Shqipëri dhe një nga drejtuesit e shfaqjeve më me vlerë në Shqipëri.

“Kënga Magjike” është një projekt që ka përfshirë artistët shqiptarë nga e gjithë bota dhe “E diela Shqiptare” konsiderohet si programi i preferuar i fundjavës për familjet shqiptare.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm. Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për netëorking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, BusinessMag ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0