Balkan Changemakers’ Weekend - Business Magazine Albania

Balkan Changemakers’ Weekend


Balkan-Changemakers-Weekend-business-magPër herë të parë, afërsisht 20 persona nga 7 shtete Juglindore të Europës do të mblidhen së bashku për të punuar në një fundjavë për të diskutuar probleme kritike që pengojnë rritjen e startup-eve në rajon: Si mund të vazhdojmë të frymëzojmë dhe të motivojmë njerëzit për të ndjekur sipërmarrjen?

Ky është një event i organizuar nga persona të cilët kanë një vizion për të nxitur sipërmarrjen dhe startup-et në shtetet e tyre nëpërmjet bashkëpunimit, ndarjes së eksperiencave dhe njohurive. Kjo fundjavë do të sjellë bashkë lider nga shtete si Shqipëria, Bosnjea dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia me synimin për të vënë në jetë 2 ose tre iniciativa të cilat do të realizohen në muajt në vazhdim.

Nga Shqipëria do të marrin pjesë Vasken Spiru, Erkens Gjini dhe Aneida Bajraktari.

Iniciativat që do të dalin nga ky grup pune do të jenë rajonale, pra do të zbatohen në kontekst rajonal.

“Një ide e diskutuar ndërsa pinim kafe, u kthye në një event. Në më pak se 3 javë, ne arritëm të organizonim dhe të sillnim të gjithë këta njerëz krijues në Strugë për një fundjavë pune. Jam shumë e lumtur që pata mundësine për të organizuar “Balkan Changemakers Weekend” për herë të parë dhe shumë entuziaste për të parë çfarë projektesh do të zhvillojmë. Kjo iniciativë është gjithashtu për të treguar se komuniteti i startup-ve në Ballkan mund të bashkëpunojë dhe të bëjmë ndryshime së bashku. Shpresoj që ky event të bëhët traditë dhe vitin tjetër të kemi edhe vende të tjera të Ballkanit që do të na bashkohen. “ thotë Nina Nikolikj, organizatorja e BCW.

 

Burimi: 150sec.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0