Çfarë do të sjellë zëvendësimi i krahut të punës nga teknologjia? - Business Magazine Albania

Çfarë do të sjellë zëvendësimi i krahut të punës nga teknologjia?


Presidenti i Bankës Botërore, Jim Kim paralajmëroi se 2/3 e vendeve të punës në vendet në zhvillim mund të zhduken nga zgjerimi i proceseve të automatizuara, gjë që mund të acarojë konfliktet dhe të shtojë dyndjen e refugjatëve.

Dr. Kim i bëri komentet të Enjten në Washington, ndërkohë që udhëheqës politikë e ekonomikë nga mbarë bota u mblodhën për takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Dr. Kim thotë se nuk është e qartë se kur do të ndodhë ky zëvendësim i krahut të punës nga teknologjia.

Ndërkohë, shton ai, këto kërcënime ndaj vendeve të punës shoqërohen me aspirata se së shpejti e gjithë popullata e botës do të jetë e ndërlidhur përmes internetit, por kjo qasje do t’i bëjë njerëzit në vende më të varfra shumë të vetëdijshëm mbi mënyrën si jeton pjesa më e pasur e botës.

Zgjidhja, sipas presidentit të Bankës Botërore, është mobilizimi i kapitalit privat prej triliona dollarësh për të krijuar mënyra të reja, më pak të rrezikshme zhvillimi.

Burimi: indeksonline.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0