Zgjedhjet mbaruan, por bashkitë “notojnë” mes borxheve

Zgjedhjet mbaruan, por bashkitë “notojnë” mes borxheve dhe varësisë nga qeveria për para

zgjedhjet mbaruan, por bashkite notojne mes borxheve

Bashkitë, që dolën nga zgjedhjet e 14 majit duhet të përballen me menaxhimin financiar të pushtetit vendor. Kjo pasi pjesa dërrmuese e tyre kanë borxhe të larta dhe mungesë të menaxhimt financiar, me shpenzime që kalojnë disa fish të ardhurat dhe me një varësi të lartë për fonde nga qeveria qendrore dhe mungesë të theksuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas raportit të Financave Vendore për vitin 2022, publikuar nga CO-Plan, rëndësia e qeverisjes vendore në qeverisjen e përgjithshme paraqitet e luhatshme ndër vite dhe prirje rënëse në tre vitet e fundit (bazuar në treguesit e të ardhurave ndaj PBB-së dhe të ardhurave të qeverisë së përgjithshme).

Performanca në kahun e të ardhurave vlerësohet të jetë përmirësuar në vitin 2022. Bashkitë vlerësohet të kenë patuar më shumë mjete financiare në dispozicion për të ushtruar funksionet dhe kompetencat për të cilat ato janë përgjegjëse përgjatë vitit 2022. Zgjerimi i burimeve financiare në dispozicion u shtri në të ardhurat nga burimet e veta vendore, të hyrat nga transfertat ndërqeveritare të pakushtëzuara dhe taksat e ndara.

“Megjithatë, është për t’u theksuar se kontributi pozitiv i të ardhurave nga burimet e veta vendore është përcaktuar gjerësisht nga rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja mbledhur në bashkinë Tiranë. Në terma strukturorë, varësia e buxheteve vendore nga transfertat ndërqeveritare vijon të jetë e lartë, performanca udhëhiqet nga një numër i kufizuar taksash dhe tarifash vendore të gjeneruara në një numër të kufizuar bashkish”, theksohet në raport.

 

Tregues të të ardhurave ndaj të ardhurave të qeverisë së përgjithshme

Të dhënat e detajuara tregojnë se diferencat dhe pabarazitë në kapacitetet fiskale të bashkive vijojnë të kushtëzojnë ndjeshëm rrugën drejt vizioneve zhvillimore të përcaktuara në dokumentet e tyre strategjike. Qeverisja vendore (shpenzimet e kryera nga bashkitë) zë peshë të vogël në qeverisjen e përgjithshme (rreth 9% e shpenzimeve totale të qeverisjes së përgjithshme).

“Treguesit e decentralizimit në kahun e shpenzimeve në vitin 2022 u ngadalësuan, ndonëse shpenzimet totale rezultojnë në rritje”, theksohet në raport. Sipas të dhënave, mbulimi i shpenzimeve korrente (për shpenzime personeli, operative dhe të tjera) vijon të përthithë burime në mënyrë të qenësishme (me fonde të veta dhe të kushtëzuara). Komponenti i investimeve paraqet luhatshmëri të lartë varësisht kontributit nga fondet për investime të kushtëzuara (përfshirë FZHR-në). Në të kundërt, investimet e kryera me fonde të veta të bashkive ndonëse në rritje vjetore, shënuan vlera të ulëta në dy vitet e fundit (duke regjistruar nivelet më të ulëta historike që prej RAT).

Tregues të shpenzimeve vendore ndaj shpenzimeve të qeverisë së përgjithshme

Në vitin 2022 bashkitë përdorën rreth 80% të fondeve të tyre për mbulimin e shpenzimeve korrente ose thënë ndryshe, për paga dhe shpenzime të tjera operative (rreth 47 miliardë lekë) dhe vetëm rreth 20% në mbulimin e shpenzimeve kapitale ose ndryshe, investimeve (rreth 12 miliardë lekë). Kahu i zhvillimeve në shpenzimet me fonde të veta në vitin 2022 u përcaktua nga ecuria e shpenzimeve korrente, të cilat shënuan rritje vjetore të ndjeshme.

Lexo: Cilët janë gjigantët botërorë që po sjellin mundësi të reja pune në Kosovë?

Përballë një situate të tillë financiare, bashkitë kanë borxhe të konsiderueshme për të shlyer. Sipas raportit t Financave Vendore, stoku i detyrimeve të prapambetura shënoi një nivel prej rreth 5.9 miliardë lekë në fund të vitit 2022, në rënie vjetore me rreth 10%, ndikuar nga ndërhyrja e qeverisë qendrore nëpërmjet vendosjes në dispozicion të një transferte specifike prej rreth 1 miliardë lekë.

Bashkia Tiranë regjistron nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura, ndjekur nga bashkia Kavajë dhe Vorë. Bashkia Pustec ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese, pasi raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të prapambetura ndaj shpenzimeve vjetore (shpenzimet faktike të bashkisë në vitin 2022) shënoi nivelin 1.7 duke qëndruar ndjeshëm mbi nivelin referencë.

Zhvillime në kahun përmirësues regjistrohen për bashkitë Vorë dhe Kavajë, të cilat vlerësohet të kenë regjistruar një nivel të treguesit nën kufirin e 80% duke dalë nga zona e vështirësive financiare të llogaritura në vitin 2021.

Stoku i detyrimeve të prapambetura

Përmirësimi i menaxhimit financiar, që të reflektohet me rritje të të ardhurave, shpenzime më të kujdesshme dhe një plan për shlyerjen e borxheve është emergjenca e cdo bashkie. Kjo jo vetëm në vitin buxhetor që jemi, por për të gjithë mandatin në vijim të kryebashkiakëve të sapozgjedhur.

FastNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0