Zelanda e Re, një indigjene vendoset për herë të parë ministre e Jashtme - Business Magazine Albania

Zelanda e Re, një indigjene vendoset për herë të parë ministre e Jashtme

Partia Laburiste në Zelandën e Re, nën udhëheqjen e kryeministres Jacinda Ardern, e cila fitoi zgjedhjet më 17 tetor, për ministre të Jashtme emëroi një politikane, pjesëtare e indigjenëve të popullit Maori. Sipas mediave lokale, Nanaia Mahuta e cila në qeverinë e mëparshme të koalicionit ishte ministrja e Shtetit për Autoritetet Lokale dhe Zhvillimin e Popullit Maori, u bë kryediplomatja e parë e vendit nga ky popull.

Ardern dhe Partia e saj Laburiste në zgjedhje fitoi 49% të votave, duke siguruar 64 vende në Parlamentin prej 120 vendesh, ndërsa prej vitit 1996 për herë të parë në vend është hapur rruga për qeverisjen e një partie të vetme në pushtet. Mahuta, kur u zgjodh në vitin 1996 në Parlament ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen. Ajo përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru ku jeton populli Maori. Mahuta, 50 vjeç, u zgjodh për të zëvendësuar Winston Peters, i cili humbi vendin e tij në parlament pas zgjedhjeve të 17 Tetorit. Kryeministrja Jacinda Ardern vlerësoi Mahuta-n, gruan e parë që drejton Ministrinë e Jashtme, si ‘dikush që ndërton marrëdhënie fantastike shumë, shumë shpejt’. Mahuta tha se ajo do të vazhdojë të ndjekë ‘një axhendë progresive tregtare’, midis përparësive të tjera. “Ajo që dimë më shumë se kurrë më parë nën kontekstin Covid-19 është se një vend i vogël si ne, duhet të zhvillojë marrëdhëniet dhe të qëndrojë e përkushtuar ndaj një sistemi tregtar shumëpalësh.” – u tha ajo gazetarëve.

Mahuta është mbesa e Mbretëreshës Maori të ndjerë, Te Arikinui Te Atairangi Kaahu dhe një i afërm i ngushtë i monarkut aktual Maori, Kingi Tuheitia. Pasi u zgjodh për herë të parë në parlament gati dy dekada më parë, ajo u emërua si ministre e Zhvillimit Maori dhe ministre për Qeverisjen Lokale në 2017.Në mjekrën e saj, paraardhësit e së cilës janë udhëheqësit e popullit Maori, gjendet një tatuazh tradicional i quajtur “Moko kauae”. Afërsisht gjysma e Parlamentit të ri të Zelandës së Re përbëhet nga deputete gra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0