Yahoo! i blen aplikacionin 17 vjecarit per 30 mln$ - Business Magazine Albania

Yahoo! i blen aplikacionin 17 vjecarit per 30 mln$


Aplikacioni per iPhone qe quhet Summly i eshte shitur Yahoo! per nje shume prej 30 milion dollaresh. Deri ketu nuk ka asgje te cuditeshme sepse blerja-shitja e softwareve nga ana e gjigandeve amerikane eshte rend dite.

E vecanta ne kete histori eshte se autori i permbajtjes eshte 17 vjecari Nick D’Alosio. Nje nga minorenet shpikes qe tashme eshte nga me te pasurit ne bote, qe per me teper kete aplikacion e ka ideuar dhe realizuar kur ishte vetem 15 vjec. Aplikacioni lejon te keni permbledhje te shkurtra te lajmeve online nga portalet kryesore te informacionit dhe teknologjise qe do te integrohen ne motorin e kerkimit te udhehequr nga Marissa Mayer.

Mund te jete nje ide gjeniale dhe revolucionare, mund te jete edhe levizje marketingu per te folur pak per veten , apo mund te rezultoje edhe nje hic. Por eshte per tu duartrokitur kurajo e Marissa Mayer, numri nje i Yahoo! (ish Google) ne fakt vendosi te investoje 30 mln dollare per te zbuluar nga Nick D’Alosio teknologjite, algoritmet … pra te gjitha qe zbuluesi i ri ka menduar te vere ne praktike per ta bere ide funksionale. Per cfare ideje po flasim?

Anglezi i ri, kur ishte 15 vjec kishte nje detyre shkolle dhe po humbte shume kohe duke kerkuar dhe analizuar burime, keshtu mendoi :”Perse nuk ekziston nje teknologji qe merr permbajtjet e deshiruara nga burime te shkurtra direkt nga smartphone?”. Keshtu realizoi aplikacionin per iPhone te quajtur Summly qe merr nje permbledhje te permbajtjeve dhe i pershtat ne ekranin e celularit.

Aplikacioni funksionon shume mire sa eshte vleresuar ne 2012-en si nje nga aplikacionet me te mira te App Store. Marissa Mayer i ofroi 30 milion Nick, qe tani do te vazhdoje te punoje per aplikacionin nga Londra, por duke ndjekur edhe studimet. Shpirti i Summly do te integrohet ne Yahoo! per te permbledhur koncepte nga nje tekst.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0