Xheneta Krasniqi, shqiptarja e renditur mes "Top Young Women Engineers in Germany 2025" - Business Magazine Albania

Xheneta Krasniqi, shqiptarja e renditur mes “Top Young Women Engineers in Germany 2025”

Xheneta Krasniqi, shqiptarja e renditur mes "Top Young Women Engineers in Germany 2025"

Nga Eni Muça– Kur teknologjia bëhet më shumë se një profesion  një mision për të fuqizuar të tjerët  lindin histori si ajo e Xheneta Krasniqit, vajzës shqiptare nga Mynihu me rrënjë në Prishtinë, e cila sot renditet mes inxhiniereve më të mira të reja në Gjermani për vitin 2025. Në moshën kur shumica sapo nisin të eksplorojnë karrierën, Xheneta është tashmë një nga zërat më premtues në Microsoft dhe një arkitekte transformimesh të mëdha përmes AI dhe cloud computing. Por, historia e saj nuk nis në një laborator teknologjik  ajo nis në dhomën e saj të vogël, me një kompjuter të vjetër dhe një ëndërr të madhe. Në këtë rrëfim të sinqertë dhe frymëzues, Xheneta na tregon se si pasioni, guximi dhe dëshira për të sjellë ndryshim mund të hapin dyert e botës. Dhe se teknologjia ka nevojë për më shumë vajza si ajo.

Na fol pak për backgroundin tënd personal dhe profesional. Si lindi dëshira për t’iu futur teknologjisë?

Teknologjia ka qenë gjithmonë pasioni im  një botë pa kufij, ku idetë kthehen në zgjidhje dhe mundësitë janë të pafundme Që kur isha fëmijë, kam “hulumtuar” në kompjuterin tonë të vjetër, kam shkruar programet e para dhe isha “personi teknik” për familjen dhe miqtë. Kur kishte një problem, pyetja ishte shpesh: “Xheneta, a mund të ndihmosh?” Këto përvoja të hershme më mësuan se teknologjia nuk përbëhet vetëm nga algoritme, por, mbi të gjitha, nga zgjidhje që fuqizojnë njerëzit. Rruga ime drejt fushës STEM nuk ishte një vendim i thjeshtë, por një zhvillim i natyrshëm i pasionit tim për zgjidhjen e problemeve. Sot, jetoj këtë pasion duke ndihmuar kompanitë të transformohen me teknologji inovative, AI dhe zgjidhje cloud  dhe në të njëjtën kohë, duke ndarë njohuritë e mia për të mbështetur të tjerët në rrugëtimin e tyre drejt botës së teknologjisë.

Cilat janë sfidat më të mëdha që ke hasur si një grua e re në teknologji  dhe si i ke tejkaluar ato?
Teknologjia jeton nga diversiteti – nga idetë, përvojat dhe zërat që bashkohen për të formuar të ardhmen. Për mua është e rëndësishme të jem kurioze, të kap mundësitë dhe të punoj me njerëz që sjellin perspektiva të ndryshme. Në një fushë kaq dinamike dhe sfiduese si teknologjia, vetëbesimi dhe guximi janë thelbësore për të ecur përpara dhe për të fuqizuar të tjerët. Kjo është mënyra ime, si një vajzë e re, për të krijuar ndikim dhe për të ndarë pasionin tim për inovacionin.

Së fundmi je vlerësuar edhe me një çmim shumë me vlerë. Si e ndjen përgjegjësinë që vjen me titullin “Top Young Women Engineer of Germany 2025”?

Ky titull është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e marr me krenari. Për mua, ai përfaqëson jo vetëm një vlerësim për arritjet e mia, por edhe një mundësi për të frymëzuar dhe fuqizuar të tjerët  veçanërisht gratë dhe vajzat e reja që ëndërrojnë për një karrierë në teknologji. Teknologjia është gjuha jonë universale  ajo lidh, transformon dhe fuqizon. Prandaj, e shoh këtë çmim si një thirrje për të vazhduar të përmirësohem, të jem kurioze dhe të krijoj ndikim të qëndrueshëm. Jam mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe mezi pres të vazhdoj të sjell ndryshim në këtë industri të jashtëzakonshme.

Lexo edhe:Gerion Treska prezanton Medapp: aplikacionin që organizon jetën shëndetësore me një klik!

Mund të na tregosh më shumë për iniciativat sociale që ke ndërmarrë brenda dhe jashtë Microsoft?

Ndaj pasionin tim për teknologjinë me bindjen se dijet kanë vlerë vetëm kur ndahen dhe fuqizojnë të tjerët. Si mësuese e Digital Skills në ReDi Digital School of Innovation ne Mynih, kam pasur privilegjin të ndihmoj gratë me histori migrimi të fitojnë aftësi thelbësore dixhitale. Si mentore në programe si SkillHer AI Initiative dhe Women in Business në universitetin tim alma mater LMU, mbështes vajzat e reja që ndjekin karrierat e tyre në fushat STEM, duke i inkurajuar të besojnë në potencialin e tyre dhe të ndjekin pasionet e tyre. Jashtë botës së teknologjisë, përmes projekteve sociale si dhurimi i materialeve shkollore dhe librave për shkollat fillore të fëmijëve refugjatë, shpërndarja e dhuratave për fëmijët në nevojë dhe ndihma për ndërtimin e protezave të dorës për njerëzit në Gana, kam pasur mundësinë të jetoj pasionin tim për të ndihmuar të tjerët.

Çfarë e motivon Xhenetën përtej kodit dhe algoritmeve?

Përtej kodit dhe algoritmeve, e kam bërë pasionin tim profesion – të fuqizoj të tjerët përmes teknologjisë.

Çfarë mesazhi ke për vajzat e reja shqiptare që ëndërrojnë të hyjnë në botën e teknologjisë?

Besoni në potencialin tuaj. Mos kini frikë të provoni, të bëni pyetje dhe të mësoni vazhdimisht. Ju jeni të fuqishme, kreative dhe të afta për të formësuar të ardhmen  dhe bota e teknologjisë ka nevojë për zërin tuaj. Bëhuni të guximshme dhe besoni se gjithçka është e mundur!

Si mendon se mund të ndërtojmë ura mes diasporës dhe talenteve në Shqipëri e Kosovë në fushën e teknologjisë?

Ndërtimi i urave mes diasporës dhe talenteve në Shqipëri dhe Kosovë në fushën e teknologjisë kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ndarje të njohurive. Platforma si kjo dhe krijimi i komuniteteve ku profesionistët shqiptarë nga diaspora ndajnë përvojat, idetë dhe mundësitë e tyre me talentet e reja në vendlindje janë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Programet e mentorimit dhe trajnimet mund të krijojnë lidhje të forta dhe të inkurajojnë inovacionin. Një tjetër qasje është ndërtimi i rrjeteve të fuqishme profesionale që lidhin talentet për të krijuar mundësi të përbashkëta për rritje dhe zhvillim. Teknologjia është gjuha jonë e përbashkët dhe, me një qasje të hapur dhe të guximshme, mund të krijojmë një ekosistem të qëndrueshëm dhe të fuqishëm që mbështet inovacionin shqiptar kudo në botë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0