Windows Phone ia kalon iPhone ne disa vende - Business Magazine Albania

Windows Phone ia kalon iPhone ne disa vende


Nese i referohemi shifrave ne treg, pajisjet me Windows Phone klasifikohen vertet larg krahasuar me iPhone, duke qene se sistemi operativ i Microsoft-it per momentin ze vetem 3%. Madje edhe vete Bill Gates, ish -ekzekutivi i Microsoft-it, u shpreh para disa kohesh ne nje interviste se kompania kishte gabuar me strategjine e smartfoneve.

Megjithate, shefi i marredhenieve me publikun, Frank Shaw, lajmeroi gjate kesaj jave se ne shtate vende te botes Windows Phone ia kalon iPhone-t ne numrin e pajisjeve te shitura gjate tremujorit te katert.

Prandaj The New York Times beri disa kerkime, duke u konsultuar edhe me IDC, firmen hulumtuese ne SHBA, qe eshte e njohur per statistikat e saj. Dhe cilat ishin saktesisht shtetet ne fjale?

Gjashte prej tyre jane Argjentina, India, Polonia, Rusia, Afrika e Jugut dhe Ukraina, ndersa “shteti” i shtate ishte ne fakt nje grup vendesh te vogla qe IDC i kategorizon si “pjesa tjeter e Evropes Qendrore dhe Lindore.”

Nga ana tjeter, Kevin Restivo, analist i IDC analyst, tha se Windows Phone ka shitur ne fakt nen 100,000 njesi gjate ketij tremujori ne Ukraine, Afriken e Jugut dhe “pjesen tjeter te Evropes Qendrore dhe Lindore.”

Per Argjentinen IDC nuk mund te jepte informacione sepse ata nuk operojne atje. Prandaj eshte e veshtire te percaktosh perqindjen e sakte te tregut ne keto zona.

Restivo shtoi se Windows Phone ecen mire ne tregje te konsoliduar te Nokia-s, pasi ne keto vende edhe kostoja e iPhone eshte me larte. Prandaj nuk mund te themi me siguri sesa te sakta jane keto raportime per Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0