WhatsApp nuk respekton privatesine - Business Magazine Albania

WhatsApp nuk respekton privatesine


Sipas autoriteteve te privatesse ne Kanada dhe ne Hollande, WhatsApp nuk respekton privatesine e perdoruesve. Sipas informaciove te dhena nga perfaqesuesit e ketij hetimi, WhatsApp kerkon qasjen ne te tere rubriken ne menyre per te kontrolluar se cili, nga kontaktet, eshte perdorues i aplikacionit dhe cili jo.

“Rubrika permban numrat e telefonit te perdoruesve te aplikacionit dhe te atyre qe nuk jane perdorues”,- deklaroi Jacob Kohnstamm, president i autoriteteve te privatesise te te dhenave ne Hollande.

“Kjo mungese zgjedhjeje eshte kundra ligjit hollandez dhe kanadez”. Nderkohe qe prodhuesit e WhatsApp i lejojne perdoruesit e iOS 6 te shtojne manualisht perdorues, ata qe perdorin BlackBerry, Android, Windows apo Nokia nuk e kane ende kete mundesi.

Kjo do te thote qe problemi ende nuk eshte zgjidhur per komisionin investigativ edhe pse WhatsApp merret me furnizimin e ketij opsioni edhe ne platforma te tjera. WhatsApp eshte nje aplikacion qe lejon njerezit ne te gjithe boten te dergojne mesazhe te shkurtra dhe falas ne kohe reale nepermjet tekstit ne celular.

Eshte nje nga aplikacionet me popullore ne iTunes dhe ne Google Play ka kaluar me shume se 100 milion shkarkime. Ne iTunes aplikacioni kushton 0,79 euro, ndersa ne Android dhe BlackBerry eshte falas dhe pse pas nje viti sherbimi kerkon 0,79 euro ne vit.

Por pavaresisht funksionit te dobishem qe kane keto tipe aplikacionesh duhet pasur parasush se nuk i jepet rendesi e madhe privatesise. Kur perdoren keto aplikacione duhet te mendojme se personi qe ka ne dore te dhenat tona mund te jete nje 14-vjecar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0