Webinar: Një menaxhim i ri i krizës botërore dhe qëndrueshmëria e biznesit

Webinar: Një menaxhim i ri i krizës botërore dhe qëndrueshmëria e biznesit


Seria webinar, synon të ndihmojë sipërmarrësit të vlerësojnë situatën e tyre aktuale, t’i përgjigjen urgjencave dhe të dalin me një plan të fortë.

Në lidhje me Webinar-in:

Ne në EU for Innovation i kuptojmë nevojat e Startup-eve shqiptare, gjatë krizës Covid19. Drejtimi i një startup nuk është kurrë i lehtë, por ne po përballemi me kohë të pasigurta që mund ta bëjnë menaxhimin e një startup, marrëdhënieje dhe ekipeve veçanërisht të vështira. Prandaj, EU for Innovation do të sjellë tetë seri seminare të organizuara dhe dizajnuar nga Keith Ippel i Spring Activator, për të ndihmuar sipërmarrësit në Shqipëri por edhe kudo tjetër në botë për të mbijetuar nga kriza dhe recesioni dhe për të dale të fituar. Disa seanca do të kenë folës të ftuar të ekspertëve të industrisë ose mentorë brenda seancës.

Sesioni i parë:

14 Prill – Përcaktimi i gjendjes tuaj të re në këtë kohë krize

Seancat e ardhshme:

21 Prill – Mbijetoni Tani – Reagimi urgjentë për biznesin tuaj

28 Prill – Plani juaj i Ri Normal

05 maj – Plani juaj i ri i shitjeve

12 maj – Plani juaj i ri i marketingut

19 maj – Plani juaj i Ri i Komunitetit

26 maj – Mbledhja e parave në një recesion

02 Qershor – Investimi në Koha të pasigurta

Ju mund të bëni pyetje për çdo problem, që ju keni. Kjo do të jetë një webinar virtual dhe ju mund të regjistroheni falas Këtu

Folës do të jetë Keith Ippel Ceo & Bashkëthemelues i Spring Activator. Me mbi 20 vjet përvojë, si një udhëheqës në teknologji dhe biznese, Keith Ippel ka përshpejtuar rritjen e kompanive të vogla dhe të mëdha dhe i ka rritur mbi 30 milion dollarë në investime dhe kapitali sipërmarrës. Si një folës kryesor, mësues dhe këshilltar global, ai ka një aftësi të përkryer, për të bashkëpunuar me sipërmarrës, punonjës dhe investitorë për të rritur bizneset dhe për të ndryshuar botën.

Keith tani drejton Spring, një inkubator global dhe përshpejtues që fuqizon sipërmarrësit dhe organizatat të ekosistemit sipërmarrës, që të ndërtojnë biznese më të mira dhe do të ndryshojnë botën. Deri më tani, puna e tij globale këshilluese ka mbështetur sipërmarrësit në mbi 30 qytete në 5 kontinente ndërsa programet e ndikimit të tij kanë ndihmuar mbi 750 sipërmarrës të fillojnë më shumë se 350 biznese dhe të mbledhin mbi 24 milion dollarë në kapital që në fazës të hershme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0