Verërat autoktone shqiptare në një degustim të Posacëm në Japoni - Business Magazine Albania

Verërat autoktone shqiptare në një degustim të Posacëm në Japoni

Verërat autoktone shqiptare

Decanter, revista prestigjioze e verës, e ka cilësuar Shqipërinë “diamant i pazbuluar i varieteteve autoktone”. Një delegacion i lartë i qeverisë shqiptare në Japoni po prezantojnë “Made in Albania”, për të mundësuar lidhjen e urave tregtare me botën aziatike.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, pjesë e kësaj vizite, tha se, “Me investimet në standardet e vreshtave dhe teknologjive të reja, rregullimin e kuadrit ligjor dhe të gjithë zhvillimet cilësore që kanë ndodhur në sektorin e verës shqiptare, sot jemi gati për ta prezantuar verën shqiptare gjerësisht në botë dhe këtë po bëjmë me fokus”.

Një degustim profesional u zhvillua verërat autoktone shqiptare, ku ishin dhjetëra somelierë. Ky degustim uporganizua nga  delegacioni shqiptar dhe Shoqata Kombëtare e Somelierëve të Japonisë.

“Më erdhi mjaft mirë që bota po vlerëson cilësinë dhe karakteristikat e territorit të verërave shqiptare, duke i hapur njëkohësisht rrugën eksportit të verës në tregun e madh japonez”, ka shtuar Krifca, duke theksuar se aktivitete si ky do zhvillohen edhe në tregje të tjera të rëndësishme e me potencial.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, por si ta përballosh atë.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0