V+O hap zyrën e re në Maqedoninë e Veriut dhe zgjeron praninë në Evropën Juglindore - Business Magazine Albania

V+O hap zyrën e re në Maqedoninë e Veriut dhe zgjeron praninë në Evropën Juglindore

~2 minuta lexim

V+O në Maqedoninë e Veriut do të ofrojë shërbime strategjike komunikimi dhe këshillimi për kompanitë, markat dhe organizatat globale dhe vendase, që veprojnë në tregun lokal. Këto shërbime do të përfshijnë, ndër të tjera, planifikimin strategjik, marrëdhëniet me median, çështjet publike, angazhimin e palëve të interesuara, menaxhimin e krizave dhe çështjeve.

Zyra do të drejtohet nga Adela Gjorgjioska. Adela sjell përvojë konkrete pasi ka punuar më parë në agjencitë e PR në Londër dhe Strasburg, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si Konsulente Komunikimi.

Grupi aktualisht është i pranishëm në 7 shtete me afro 150 profesionistë të PR që menaxhojnë klientët, duke u shërbyer më shumë se 190 klientëve, dhe duke iu drejtuar gjithsej 60 milionë konsumatorëve.

“Hapja e zyrës sonë në Maqedoninë e Veriut vjen në një moment unik, plot sfida dhe mundësi. Ne kemi gjetur tek Adela një partnere të besueshme dhe me përvojë, e cila ndan qëllimet tona në ofrimin e punës së shkëlqyer dhe krijimin e vlerës së shtuar për klientët dhe rrjetin tonë. Kombinimi i talenteve lokalë të kalibrit të lartë së bashku me shkallën e funksionimit të grupit tonë në rajon është e destinuar të sjellë një ofertë bindëse. Ne jemi shumë të ngazëllyer për atë që na pret ”, tha bashkëthemeluesi dhe CEO i V+O Group, Yiannis Olympios.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni është të thuash JO për 1000 gjëra.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0