Vjen numri 32 i revistës Businessmag! - Business Magazine Albania

Vjen numri 32 i revistës Businessmag!

Vjen numri 32 i revistës Businessmag!

Turizimi, punësimi, sipërmarrjet, teknologjia dhe vetëzhvillimi janë vetëm disa nga temat që do të gjeni në numrin 32 të revistës Businessmag.al.

Pas pandemisë, të gjitha fushat e ekonomisë janë përballur me ndryshime, por turizmi është fusha më dinamike. Të huaj dhe vendas, kanë filluar t’u japin më shumë rëndësi pushimeve dhe kohës së kaluar me të dashurit e tyre, njohjes së vendeve dhe kulturave. Shqipëria, nga ana tjetër po njihet e pëlqehet edhe nga vende, të cilat kanë qenë të ngurta kur vjen fjala për emigracionin shqiptar, si Britania e Madhe. 

Europa vijon të zbulojë vendin tonë, ndërkohë që artikuj të ndryshëm në mediat ndërkombëtare po e prezantojnë Shqipërisë si destinacion për t’u zbuluar.

Koncerte të rëndësishme të sheshet e kryeqytetit shqiptar kanë dhënë gjithashtu një shtysë në këtë drejtim. Promovimi i vendit është bërë nga artistë ndërkombëtarë, vendas dhe të huaj. E gjithë kjo ka bërë që bizneset e shërbimit të gjenden në një presion edhe më të lartë për sigurimin e kapaciteteve pritëse dhe sigurimin e shërbimit të duhur.

Sfidave të sezonalitetit dhe emigracionit ende të lartë, ato po u përgjigjen me një masë të re, si pritja e punëtorëve nga vende të huaja. Bangladeshi, Nepali e vende të tjera po e shohin Shqipërinë si destinacion. Agjensitë e rekrutimit po shohin opsionin e kontratave familjare të punës, si një mundësi për të shmangur objektivin e tyre për ta parë Shqipërinë si tranzit.

Mes mundësisë (interesit të shtuar të turistëve) dhe sfidave (mungesës së punonjësve) një rol kyç kanë sipërmarrësit e këtij sektori, të cilët shpresohet ta kapin këtë mundësi, për bizneset e tyre, por edhe për ekonominë e vendit. 

Në këtë numër flasim gjithashtu rreth trendeve të teknologjisë, sfidave dhe mundësive të përdorimit të ChatGPT.

Sipërmarrës të ndryshëm vijnë përmes intervistave me historitë e tyre personale, të cilat presim t’ju frymëzojnë dhe t’ju japin forcë drejt suksesit tuaj në karrierë ose si sipërmarrës.

Shkarkoni Këtu numrin e ri të revistës, lexoni online ose porosisni kopjen tuaj print.  

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0