Viva Fresh merr 25 milionë euro kredi nga BERZH për të financuar pjesërisht blerjen e SPAR Albania - Business Magazine Albania

Viva Fresh merr 25 milionë euro kredi nga BERZH për të financuar pjesërisht blerjen e SPAR Albania

Viva Fresh merr 25 milionë euro kredi nga BERZH për të financuar pjesërisht blerjen e SPAR Albania

Viva Fresh Kosovo, e cila pak kohë më parë njoftoi blerjen e rrjetit të supermarketeve Spar Albania nga grupi Balfin do të mbështetet nga bankat ndërkombëtare për të financuar pjesërisht këtë blerje.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe fondi Enterprise Expansion Fund II (ENEF II), në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian (ËBIF),  njoftuan se do të japin një hua deri në 25 milionë euro për të mbuluar pjesërisht koston e blerjes së Spar Albania – me BERZH që kontribuon me 22 milionë euro dhe ENEF II me 3 milionë euro. Kjo është huaja më e madhe që BERZH ka dhënë ndonjëherë për një kompani vendase në Kosovë.

Pas blerjes, Viva Fresh planifikon të zgjerojë aktivitetin në Shqipëri përmes hapjes së dyqaneve të reja dhe rinovimit të pikave ekzistuese të Spar, thuhet në njoftim.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Takimit Vjetor 2025 të BERZH-së dhe Forumit të Biznesit nga: Zsuzsanna Hargitai (Drejtoreshë e Përgjithshme për Financimin dhe Zhvillimin e NVM-ve në BERZH), Matteo Colangeli (Drejtues Rajonal i BERZH për Ballkanin Perëndimor), Andreea Moraru (anëtare e bordit të ENEF II), dhe Xhevdet Rexhepi (CEO dhe pronar i Viva Fresh).

Xhevdet Rexhepi, CEO i Viva Fresh, u shpreh gjatë nënshkrimit se Shqipëria ofron potencial të madh për zhvillimin e shitjes moderne dhe synojmë të zgjerojmë rrjetin Spar duke ofruar një përvojë moderne dhe të aksesueshme për komunitetet lokale.”

Viva Fresh është një klient i hershëm i BERZH, me projekte që datojnë që prej vitit 2015, dhe ka udhëhequr zgjerimin e shitjes moderne në Kosovë, ku është lider tregu.

Deri më tani, BERZH njoftoi se investuar mbi 2.2 miliardë euro në Shqipëri nëpërmjet 162 projekteve, dhe 783 milionë euro në Kosovë përmes 123 projekteve.

Lexo edhe: Autoriteti i Konkurrencës autorizon paraprakisht shitjen e Spar Albania te Viva Fresh

Shitja

Në fund të muajit mars Kompania nga Kosova, Viva Fresh Store, njoftoi se ka arritur një marrëveshje për blerjen e Spar Albania nga grupi shqiptar Balfin. Vlera finale e transaksionit nuk është bërë ende e ditur.

Spar Albania raportoi një xhiro prej 10.7 miliardë lekësh, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Fitimi para tatimit arriti në 406 milionë lekë, me një rritje vjetore prej 62%.

Spar është të jetë rrjeti i dytë më i madh i supermarketeve në Shqipëri, pas Big Market, duke përfshirë gjithë sistemin franshise. Duke përfshirë të gjithë rrjetin e franchise, të ardhurat e konsoliduara të Spar Albania arritën në 18.8 miliardë lekë, ndërsa Big Market kishte në ardhura prej 26.6 miliardë lekë në 2023-n.

Sipas informacionit zyrtar të Spar Albania, në fund të 2024 rrjeti i saj përbëhej nga 90 markete dhe dy hipermarkete.

ër grupin Balfin, të kontrolluar nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, kjo është shitja e dytë e rëndësishme në tregun e retail. Në vitin 2007, Mane e shiti rrjetin e tij të shuitjeve me pakicë Euromax te kompania serbe Delta maxi Group, për 29 milionë euro. Kompania ndryshoi kontroll më vonë pasi grupi serb u ble nga kompania belge Delhaize Group dhe më pas nga një joint venture greko-francez, nën markën e grupit Carrefour. Megjithatë, ish-rrjeti Euromax ndoqi një trajektore rënëse, derisa në vitin 2015 Carrefour u tërhoq përfundimisht nga tregu, duke ia shitur rrjetin e dyqaneve me pakicë grupit balfin të Samir Manes.

Më tej, Balfin lidhi një marrëveshje me grupin me qendër në Hollandë, Spar, duke marrë ekskluzivitetin e franchise dhe produkteve të Spar për Shqipërinë. Gjatë një dekade në kontrollin e Balfin, Spar Albania ka ndjekur një trajektore rritëse, duke u bërë kompania më e madhe e shitjeve me pakicë në vend.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0