VISA vendos të pranojë këmbimin e monedhave digjitale - Business Magazine Albania

VISA vendos të pranojë këmbimin e monedhave digjitale

Visa njoftoi se që nga e hëna e 29 marsit do të pranojë USD coin, një monedhë digjitale e Bitcoin lidhur drejtpërdrejtë me dollarin, si metodë pagese duke rritur më shumë hapësirën e kriptomonedhës në fushën e financave.

Kompania ka krijuar një program suportues ku përdoruesit mësojnë mëyrën e operimit me kriptomonedhë. USD coin ështe monedhë digjitale e qëndrueshme. Pas shumë kompanive që pranuan monedhat digjitale në sistemet financiare të tyre ku edhe Tesla pranoi Bitcoin, përfaqësuesit  e Visa, thanë se klientët e kërkonin një gjë të tillë.

Për të blerë një produkt vlera digjitale duhet të kthehet në vlerë fizike dhe këtë do e mundësojë Visa duke përdorur blockchain-et e ethereum. Transaksioni i parë i Visa-s ishte me bankës digjitale Ancorange.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0