Vilma dhe Greta Zenelaj, dy motrat që po realizojnë një film për Nënë Terezën në SHBA - Business Magazine Albania

Vilma dhe Greta Zenelaj, dy motrat që po realizojnë një film për Nënë Terezën në SHBA

Vilma Zenelaj dhe Greta Zenelaj, dy motrat që po realizojnë filmin për Nënë Terezën në SHBA

Vilma Zenelaj dhe Greta Zenelaj janë dy kineaste shqiptaro-amerikane nga Vlora që prej disa vitesh jetojnë dhe punojnë në Los Angeles, ku kanë ndërtuar një karrierë të fortë në industrinë e filmit në SHBA. Ato janë themeluese të kompanisë filmike Colored Films LLC, e njohur si një nga kompanitë e para shqiptare të prodhimit në Hollywood.

Vilma, regjisore dhe shkrimtarë skenari, dhe Greta, aktore, shkrimtare dhe producente, filluan rrugëtimin e tyre artistik me projekte të pavarura si komedia “What Do I Do Now?” dhe trilleri “In the Woods”, të cilët janë shfaqur në festivale ndërkombëtare dhe kanë fituar çmime të ndryshme.

Lexo edhe:Shkencëtarët kinezë arrijnë kthimin e diabetit të tipit 1 dhe 2 drejt funksionimit normal

Sot, motrat po përgatisin një projekt ambicioz të quajtur “Gonxhe”, një film artistik që synon të rrëfejë histori jo të treguar më parë për fëmijërinë e Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, përpara se ajo të bëhej misionare në Indi. Ky projekt ka qenë në zhvillim nga ekipi i Colored Films dhe është i fokusuar te formimi, ndikimi familjar dhe rritja shpirtërore që e bënë Nënë Terezën figurë të shquar botërore.

Në intervista për media ndërkombëtare, Vilma dhe Greta kanë shpjeguar se ideja lindi nga dëshira për të treguar një aspekt më pak të njohur të jetës së saj, fëmijërinë, pasi shumica e filmave ekzistues për Nënë Terezën fokusohen kryesisht te misioni i saj në Kalkutë.

Kineastet shpjegojnë se “Gonxhe” synon të jetë një film “coming-of-age” që sjell perspektivën e fëmijërisë së saj, të sfidave dhe ndikimit të familjes, duke ofruar një pamje më të thellë dhe njerëzore të historisë së kësaj figure ikonë.

Aktualisht projektit po i bëhet faza përgatitore dhe po mendohet për lokacione xhirimi si Shkupi dhe Shkodra, vende që sipas tyre ofrojnë peizazhe autentike historike dhe reflektuan periudhën e rritjes së Anjezës.

CF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0