Brandet e verërave shqiptare janë zhvilluar e përforcuar. Shija, ambalazhi, shpërndarja dhe trajnimi që nga lënda e parë deri në tavolinë, nuk kanë asgjë më pak se kantinat më të mirënjohura në brigjet mesdhetare. Për më tepër, familjet e prodhimit të verës, po kultivojnë një gjeneratë të re me dashurinë për verën. Djem të apasionuar, me përvojë nga jashtë ose që po rafinojnë përvojën e prindërve. Këtij sektori kemi vendosur t’ia kushtojmë kësaj radhe rubrikën 3×3, ku bëjmë 3 pyetje bazë për tre prodhues.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto