Vendimi/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga “Rindërtimi” - Business Magazine Albania

Vendimi/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga “Rindërtimi”

Shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Ky vendim i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi parashikon se kontrata noteriale e kalimit të pronësisë, pala e dytë që është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet e mospremtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë. Po ashtu për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, banesa nuk mund t’i shitet një pale të tretë.

Ndërkohë, kontrata e kalimit të pronësisë duhet të shoqërohet me deklaratën noteriale të heqjes dorë, nga subjektet përfituese, nga çdo pretendim mbi të drejtat e pronësisë për banesën apo shtëpinë individuale të mëparshme.

Nëse qytetari që i kalon pronësia e shtëpisë së re nuk plotëson të gjitha kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ketë fuqi ligjore dhe shteti zhvishet nga të gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

Ndër të tjera, në vendim përcaktohet se shteti merr përsipër dhe garanton palën përfituese të shtëpisë së rindërtuar se përgjatë gjithë kohëzgjatjes që do të duhet për dorëzimin e pasurisë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, do t’i sigurojë subvencionin e pagesës së qirasë deri në momentin që kësaj pale t’i kalojë e drejta e pronësisë së pasurisë.

Kostot e shpenzimeve noteriale dhe regjistrimi i certifikatës të pasurisë në Agjencinë e Kadastrës do të paguhen nga shteti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0