Vdekja e 10-vjeçares, prapaskenat e bllokimit të TikTok në Itali - Business Magazine Albania

Vdekja e 10-vjeçares, prapaskenat e bllokimit të TikTok në Itali

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një vajze 10 vjeç, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në “blackout challenge” në TikTok.

Hetimi erdhi pasi Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht hyrjen në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të vërtetohej saktësisht. Sipas kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç, por ata mund të krijojnë lehtësisht një profil, edhe nëse janë më të vegjël në moshë.

Vajza vdiq në një spital të Palermos, pasi u zbulua të mërkurën nga motra e saj pesë-vjeçare në tualet, me celularin në dorë. TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tha se nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë përmbajtje në faqe, që mund të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë të tillë, por po ndihmon autoritetet në hetim për “nxitje të mundshme të vetëvrasjes ”

“Siguria e komunitetit TikTok është përparësia jonë absolute, për këtë motiv nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon ose promovon sjelljen që mund të jetë e rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Prindërit e vajzave i thanë gazetës La Repubblica se vajza tjetër e tyre shpjegoi se motra e saj “po luante lojën e blackout”.

“Ne nuk e dinim se ajo po merrte pjesë në këtë lojë. Ne mendonim se vajza jonë e përdorte vetëm për kërcime dhe për të parë video. Si mund ta imagjinonim këtë mizori?”, u shprehën prindërit e vajzës.

Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë ngriti një proces gjyqësor kundër TikTok në dhjetor, duke pretenduar një “mungesë vëmendjeje për mbrojtjen e të miturve” dhe duke kritikuar lehtësinë me të cilën fëmijët mund të regjistroheshin në aplikacion.

“Rrjetet sociale nuk mund të bëhen një xhungël ku lejohet gjithçka”, u shpreh Licia Ronzulli, president i komisionit parlamentar të Italisë për mbrojtjen e fëmijëve.

THE JOURNAL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0