USA, "Doktori te ndjek ne Twitter" - Business Magazine Albania

USA, "Doktori te ndjek ne Twitter"


Te tregosh gjendjen shendetesore ne Twitter mund te ndihmoje shume mjeket te ndjekin perhapjen e nje semundjeje, si per shembull gripet stinore.

Nje grup studiuesish te universitetit John Hopkins prej kohesh perdorin faqen e mikroblogjeve me te famshme ne bote per te vleresuar intensitetin dhe kapacitetin e penetrimit te semundjeve te ndryshme infektive tek popullsia.

Lajmin e ben te ditur “Wall Street Journal”, me titullin: “Tani doktori te ndjek ne Twitter”.

Merita e kesaj metode te re eshte marrja e informacioneve te dobishme  ne kohe reale, nga nje numer i madh pacientesh me epidemi te ndryshme, ne menyre me efikase dhe ekonomike krahasuar me sistemet tradicionale, raporton KosovaOnline.

Nje procedure kjo qe deri me sot i eshte besuar agjencise federale qe merret me kete argument, Center for Disease Control and Prevention.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0