UNICEF po mbledh fonde përmes kriptomonedhave

UNICEF po mbledh fonde përmes kriptomonedhave


Kemi të dëgjuar të blihet kafe, pica apo të paguhen taksat me kriptomonedha, por të bëhej bamirësi? UNICEF duket se po përkrah një teknologji të re.

Fondacioni i bamirësisë ka nisur diçka që quhet The HopePage, e cila lejon njerëzit të bëjnë një donacion duke e mbajtur webfaqen të hapur dhe duke përdorur CPU-në e kompjuterit për të minuar dollarët dixhital.

Lexoni: 6 gjërat që mund të blini me Bitcoin

Çdo herë që vizitoni faqen, duhet të konfirmoni dhe selektoni fuqinë e përpunimit (mes 20 deri 80%) që dëshironi të jepni.

“Ne duam të përdorim teknologji të reja për të rritur ndërgjegjësimin për krizat aktuale humanitare dhe për të ngritur fonde për të mbështetur fëmijët që i vuajnë ato”, tha Jennifer Tierney, Drejtoreshë e Fondacionit dhe Komunikimeve të UNICEF-it në Australi.

“The HopePage u lejon Australianëve të ofrojë ndihmë dhe shpresë për fëmijët që jetojnë në kushte të vështira thjesht duke hapur faqen ndërkohë që janë në internet”.

Lexoni: Ky shtet do t’i paguajë taksat me Bitcoin

Mining i kriptomonedhace për arsye të ligjshme nuk është diçka e re. Në shkurt, UNICEF u kërkoi lojtarëve të instalojnë softuerin Claymore për mining për të ndihmuar fëmijët e prekur nga Lufta Civile Siriane.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0