Bordi i Transparencës vendosi të miratojë sot çmimet tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës. Pas disa ditësh rritje, çmimi i naftës ka pësuar ulje.
Çmimet tavan të tregtimit me shumicë të produkteve, janë:
- 231 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018;
- 223 Lekë/litri për benzinën të standardit SSHEN 2282018;
- 69 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
Çmimet tavan të tregtimit me pakicë të produkteve, janë:
- 243 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018;
- 235 Lekë/litri për benzinën të standardit SSHEN 2282018;
- 81 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
Efektet e këtij vendimi fillojnë sot deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës.
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.