Ujërat termale të Shqipërisë, për shërimin e çdo sëmundjeje

Ujërat termale të Shqipërisë, për shërimin e çdo sëmundjeje

~8 minuta lexim


Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë.

Vargmale të larta e të hijshme, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit.

E në këtë aspekt, Shqipëria është edhe më e pasur se shumë vende rreth saj në Ballkan, por edhe më larg në Europë.

Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.

Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj.

Një term, ende i panjohur për shqiptarët, megjithëse është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu.

Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.

Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme

Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend. Kjo pasi, është ndër të vetmet qendra, e cila prej dekadash me rradhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë saj ku po zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë turizmi shëndetësor.

Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.

Llixhat e Elbasanit përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.

Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.

Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.

Banjat e Hapura të Bënjës së Përmetit

Specialistët i konsiderojnë si më të mirat në Evropë.

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.

Temperatura e këtyre ujërave është, 26 ­ 32 gradë celius.

Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës.

Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.

Temperatura e ujërave varion 26­32°C.

Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese.

Ujërat Termale të Leskovikut

Njihen ndryshe si burimet e Vronomeros. Gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut.

Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.

Temperatura e ujërave është nga 29 ­ 40 gradë C. Edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.

Llixhat e Peshkopisë

Këto llixha burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit.

Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 -­ 43,5 gradë celsius dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh.

Efektet e tyre janë fantastike dhe lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si azma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.

Burimet Termale të Bilajt 

Këto burime gjenden në rrugën nacionale Vorë-­Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës.

Janë burimet më të afërta me Tiranën. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit.

Këto burime janë të pasura me lëndë minerale si kalcium, kripëra, kalium, hekur, magnez etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius.

Falë këtyre ujrave mund të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.

Periudha më e mirë për frekuentimin e llixhave lidhet me vendndodhjen e tyre.

Dy stinët më të rekomanduara janë stina e pranverës dhe e vjeshtës, por nuk përjashtohet edhe stina e dimrit dhe ajo verës. Kjo e fundit është më pak e rekomanduar për shkak të rritjes së temperaturave.

Duke qenë se sëmundjet që i nënshtrohen këtij lloj mjekimi janë të përcaktuara duhet të këshilloheni me mjekun se cilën llixhë duhet të frekuentoni.

Pasi mësuat të gjitha të mirat që përfiton trupi, shëndeti por edhe qetësia shpirtërore gjithashtu, është koha të merrni në konsideratë turizmin shëndetësor dhe të shfrytëzoni burimet e pafundme të ujërave termale të vendit tonë./AgroWeb.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0