Një student 20-vjeçar nga Greqia ishte bllokuar në Skoci, pa pasur mundësi të kthehej në Athinë ndërsa fluturimet ishin mbyllur për shkak të pandemisë. Kështu që ai vendosi të kthehej me biçikletën e tij duke përshkuar rreth 3500 km.
Udhëtimi i tij zgjati 48 ditë dhe ai u shpreh se kjo i shërbeu shumë për të kuptuar shumë gjëra për veten, si pikat e forta ashtu edhe ato të dobëta.
Papadimitriou thotë se para se të nisej, filloi të hulumtonte se çfarë i duhej për të bërë një udhëtim aq të gjatë. Ai thotë se kishte garuar në një garë në vitin 2019 dhe ishte trajnuar shkurtimisht për disa javë, por kjo ishte një sfidë ndryshe për të dhe shpejt filloi të blejë pajisjet që do i duheshin.
Ai tha se udhëtoi diku midis 35 deri 75 milje në ditë, duke kaluar fillimisht përmes Anglisë dhe më pas në Holandë, përgjatë Rinit në Gjermani për disa ditë, kaloi nëpër Austri dhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë përpara se të hipte me një varkë në portin grek të Patras, dhe prej andej me biçikletë në lagjen e tij të Athinës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.