Twitter vjen me një risi të re - Business Magazine Albania

Twitter vjen me një risi të re


Twitter lançon #stickers, një tipar i ri që lejon të përdorim simbole ose vizatime të vogla të stilit emoji.

Me lançim të caktuar në javën e ardhshme, Twitter do të pajiset me qindra emoji të cilat do të mund t’i ngjitni në fotot që postoni.

Ngjitësat e ri në rrjetin e famshëm social mund të rrotullohen dhe të ndryshojnë në madhësi në mënyrë që të mund t’i vëni kudo në fotografi.

Ngjitësit (sticker-at) nuk janë vetëm për estetikë, ato mund t’i përdoren edhe për hashtag vizual.

Kur shihni një prej tyre, mund të klikoni në të dhe të shkoni te faqja e cila ju shfaq të gjitha fotot me të njejtin sticker.

Tipari i ri në Twitter mund të përdoret edhe për të filluar një bisedë.

Ngjitësit kanë marrë një famë të madhe duke u inkuadruar së pari në Facebook e më pas edhe në Snapchat.

/telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0