Twitter, mjet kritike, sjell reagime te ‘droguara’ - Business Magazine Albania

Twitter, mjet kritike, sjell reagime te ‘droguara’


Nje studim i gjate nga Pew Research Center ka konfirmuar hipoteza qe tashme ishin ne dyshim. Perdoruesit e rrjeteve sociale jane me liberale, anojne nga e majta dhe jane me kritike ndaj shoqerise.

Nje element qe duhet konsideruar eshte kur analizohen ‘tweet-et’ e perdoruesve per nje event te vecante. Twitter, nje mjet kritike. Nje studim qe zgjati nje vit, u krye nga Pew Research Center, ka treguar qe reagimet e perdoruesve te rrjetit social nuk jane perfqesuese te mendimit te shoqerise ne kompleksin e vet.

Ne fakt ka me shume kritika sesa reagime pozitive dhe me shume jane liberale sesa konservatore. Analiza, eshte bazuar dhe si studim gjate periudhes se zgjedhjeve ne SHBA, ka konfirmuar se eshte nje ndienje e perhapur, domethene se shumica e perdoruesve te rrjetit social (me shume te rinjte, te pasurit dhe njerezit me edukate) jane me shume demokratike (ne kuptimin e partive politike) sesa republikane.

Por ky zbulim ka nxjerre ne pah dhe nje element tjeter, se rrjeti social perdoret me shume per te kritikuar sesa per te vleresuar, eshte nje mjet polemike. Tre rastet me rezultatet me te dukshme jane rizgjedhja e Obames, debati televiziv Obama-Romney dhe vendimi i gjykates supreme per martesat e te njetes gjini.

Sic thuhet kur nuk kane c’te thone per kandidatet demokratike apo per nje pozicion liberal kunder nje me konsevatori, perdoruesit hidhen ne sulm me kritika dhe jane me te dhunshem gjate eventeve.

Ketu tregohen me liberale se vete liberalet. Te gjitha rastet shpjegohen duke u bazuar ne diferencat e sondazheve dhe sipas rezultateve, perdoruesit e Twitter jane me te rinj (mbase dhe minorene), mund te jene njerez qe nuk ndodhen fare ne ate shtet dhe publiku eshte me i gjere.

Ja si jane perdoruesit e Twitter, liberale nese perballen me ndonje konservator dhe superkritike sapo gjejne rastin. Nje studim qe ka shume rendesi nese mendojme qe jemi ne epoken e rrjeteve sociale dhe kur flitet aq shpesh per ‘popullin ne web’.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0