Tweriod ju tregon kohen e pershtatshme per te postuar ne Twitter - Business Magazine Albania

Tweriod ju tregon kohen e pershtatshme per te postuar ne Twitter


Kur vjen puna tek postimet neper rrjete sociale, e ne vecanti ne Twitter, te gjesh kohen e pershtatshme per te arritur qe postimi te shihet nga sa me teper njerez, duket si nje zgjidhje qe shpeshhere duhet ta marresh me mend dhe jo ta llogarisesh.
 
Por jo ne rastet kur perdorni Tweriod. Ky sherbim pa pagese analizon llogarine tuaj ne Twitter dhe ju tregon se kur eshte koha me e mire per te postuar.
Per t’u regjistruar ne Tweriod, mjafton vetem t’i jepni akses tek llogaria juaj ne Twitter dhe pjesen tjeter te punes e ben ai vete. Tweriod analizon 200 cicerimat tuaja te fundit, cicerimat e kaluara te ndjekesve tuaj si dhe te personave qe ndiqni vete ju. Brenda pak minutash, sherbimi gjeneron nje raport te cilin mund ta shihni online ne dashboard-in e Tweriod.
 
Versioni pa pagese eshte i kufizuar per deri ne 1000 ndjekes dhe ju mundeson ta perdorni vetem njehere ne muaj. Versioni Premium, i cili ofrohet me baze mujore duke filluar nga 4 $, nuk ka kufizimet e mesiperme.
 
Raporti jepet edhe ne forme grafiku dhe eshte e thjeshte per te identifikuar me pas ditet, oret apo periudha te caktuara per te kuptuar me pas aktivitetin tuaj ne Twitter. Ne kete menyre jo vetem qe mund te shqyrtoni me kujdes llogarine tuaj ne Twitter, por njekohesisht mund te planifikoni me sakte. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0