Protestat e fermërevë dhe agropërpunuesve për rishikimin e skemës së TVSH-së, kanë marrë sërish një përgjigje negative nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Zyrtarët e lartë të kësaj ministrie kanë theksuar se skema nuk do të ndryshojë pavarësisht protestave. Niko Lera, Drejtori i Politikave në ministri, është shprehur për mediat se rimbursimi është vendosur si masë për të kompensuar fermerët nga blerja e lëndës së parë me TVSH. Kompanitë e përpunimit, sipas tij, nuk kanë kosto shtesë nga ndryshimet ligjore.
I vetmi sektor që mund të preket është ai i blegtorisë, ku fermerët paguajnë TVSH për një pjesë të lëndës që blejnë. Për këtë kategori do të shihet alternativa e kompensimit, në mënyrë që paratë të shkojnë aty ku duhet, sipas Drejtorit të Politikave.
Fillimi i javës nisi me protesta nga prodhuesit e qumështit, të cilën derdhën qumësht në rrugë në formë simbolike, ndërsa agropërpunuesit nuk blenë qumësht për tre ditë.
Agropërpunuesit thonë se kostoja e prodhimit do të rritet, e njëkohësisht çmimet.
Po gjatë ditëve të fundit, drejtuesi i Këshillit të Agropërpunuesve, tha se për shumë prodhime, kostoja e prodhimit vendas është më e lartë.
Sipas tij, qeveria duhet të rimbursojë TVSH-në, ose të taksojë në masën 14% prodhimet bujqësore që vijnë nga jashtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto