Tualeti prej ari shitet për shumën marramendëse! - Business Magazine Albania

Tualeti prej ari shitet për shumën marramendëse!

Kompania amerikane “Ripley’s Believe It or Not!” është zbuluar si blerësja misterioze e tualetit prej ari që u shit për rreth 12,1 milionë dollarë në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork. Vepra, e quajtur “America”, është krijuar nga artisti konceptual italian Maurizio Cattelan dhe është një tualet plotësisht funksional i prodhuar nga rreth 101 kilogramë ar 18 karatësh.

Versioni i parë i instalacionit u vendos në vitin 2016 në një tualet publik të Muzeut Guggenheim në Nju Jork, ku më shumë se 100 mijë vizitorë patën mundësi ta përdornin. Në vitin 2019, ajo u zhvendos për ekspozim në Blenheim Palace në Angli, ku u bë edhe qendra e një grabitjeje spektakolare. Në orët e para të 14 shtatorit, një grup hajdutësh thyen dyert, e shkëputën instalacionin dhe u larguan me një veturë të vjedhur Volkswagen Golf.

Ngjarja u pasua nga një proces gjyqësor i gjatë, i cili u mbyll vetëm në vitet e fundit. James Sheen, 40 vjeç nga Oxfordi, u shpall fajtor për grabitje dhe pastrim parash në vitin 2024, ndërsa Michael Jones, 39 vjeç, u dënua në mars 2025. Të dy u dënuan me burgim.

Lexo edhe: Pse po bie kriptomonedha, kush po humbet dhe a do të zgjasë?

Ankandi i versionit të dytë të tualetit u zhvillua këtë javë, me çmimin fillestar të bazuar në vlerën e saktë të arit, rreth 10 milionë dollarë. Pavarësisht interesit të madh mediatik, u paraqit vetëm një ofertë, ajo e Ripley’s Believe It or Not!, e cila konfirmoi blerjen me një reagim në Instagram.

Kompania po shqyrton mundësinë që vizitorët të lejohen ta përdorin këtë “fron të artë”, duke paralajmëruar se një iniciativë e tillë kërkon planifikim serioz dhe shumë guxim.

artnet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0