Tiranë, arrestohen 8 persona për evazion fiskal - Business Magazine Albania

Tiranë, arrestohen 8 persona për evazion fiskal


Pas një hetimi që ka zgjatur një vit, të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë arrestuar 8 persona që akuzohen për shpërdorim detyre, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash.

Në pranga janë vënë 7 inspektorë dhe ish-inspektorë të tatimeve dhe një administrator biznesi. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të enjtes u arrestuan shtetasit:

1. Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në
terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

2. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren
pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

4. Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

6. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

7. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar “Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve, duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u regjistruar në QKR dhe organet tatimore, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 101.805.583 lekë të reja, i konsideruar evazion fiskal.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0