Tirana Smart City - Matësat inteligjentë për cilësinë e ajrit, në aplikacionin “Tirana Ime” - Business Magazine Albania

Tirana Smart City – Matësat inteligjentë për cilësinë e ajrit, në aplikacionin “Tirana Ime”


Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të monitorojnë në kohë reale nga aplikacioni “Tirana ime” edhe cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Matësat inteligjentë që do ta bëjnë të mundur këtë, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të Tirana Smart City, u prezantuan nga Vodafone Albania dhe Bashkia e Tiranës.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, prania e të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës ishte mbresëlënëse.

3 vite pas prezantimit, për herë të parë, të aplikacionit “Tirana Ime”, Vodafone Albania ka mundësuar vendosjen e disa sensorëve inteligjentë në disa zona të Tiranës, të cilët do të përçojnë, pas pak ditësh, të dhëna në kohë reale nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime” .

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë këtyre matësve të rinj inteligjentë që janë vendosur në qytet, do të mund të merren të dhëna të sakta për cilësinë e ajrit, që më pas shfaqen në aplikacionin “Tirana Ime”. “Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë teknologjinë më të fundit, që nuk ka tjetër në rajon. Sot planifikojmë lançimin e aplikacionit që mat ndotjen e ajrit në Tiranë në kohë reale, në mënyrë që çdo qytetar, ashtu siç ka akses te kamerat e qytetit, raportimet, trafiku, të ketë akses edhe në këtë informacion. Vendimmarrja për të gjithë ne bëhet më e lehtë nëse të vërtetën e dimë të gjithë”, tha ai.

Matësat e parë që po testohen, janë vendosur në zonën e Kasharit, te “21 dhjetori”, te Rr. e “Elbasanit” dhe te Sheshi “Skënderbej”. Sensorët inteligjentë do të përçojnë të dhëna në kohë reale, nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime”.

Lexo: “Transformimi Dixhital”, kryefjala e konferencës së Marketingut Dixhital AllWebMK 2018

Ky informacion, nga njëra anë do të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për një aspekt kaq të rëndësishëm të jetës sonë siç është cilësia e ajrit, por do t’u shërbejë edhe institucioneve përkatëse si indikator për zhvillimin e strategjive që synojnë uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, pra përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj pasqyroi rezultatet e shënuara nga aplikacioni “Tirana ime” në këto 3 vite, duke renditur mbi 90,000 shkarkime, 3 milionë vizita në aplikacion dhe 23,000 raportime nga qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris u shpreh entuziast se Tirana po e sheh potencialin që ka teknologjia për të thjeshtësuar proceset dhe rritur efikasitetin në mbarëvajtjen e një qyteti.

Lexo: Mjetet e reja dixhitale gjurmojnë çdo lëvizje. Ja sa kohë kalojmë me telefonat tanë

“Smart City ose Qytetet Inteligjente janë të domosdoshme për t’iu përshtatur kërkesave të rritjes urbane. Për këtë motiv, Vodafone ka vënë në dispozicion teknologjinë dhe ekspertizën e saj globale mbi Internet of Things, për t’u ardhur në ndihmë nevojave të komuniteteve ku operon. Falë këtij bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës, ne shpresojmë që Tiranë të bëhet një shembull i suskseshëm, që do të na tregojë se sa inteligjent mund të bëhet një qytet i së ardhmes”- theksoi në fund të fjalës së tij z. Kanaris.

Teknologjia e Internet of Things është e rëndësishme për një qytet inteligjent, duke përmirësuar jetën e qytetarëve të tij.

“Tirana Ime” është shndërruar në një udhëzues dixhital për kryeqytetin, i cili përveç ikonës së re të prezantuar sot, falë bashkëpunimit me Vodafone Albania do të vijë së shpejti me të tjera risi teknologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0