Tirana mirëpret 500 investitorë në Match Maker 2025 – Shqipëria në hartën globale të investimeve! - Business Magazine Albania

Tirana mirëpret 500 investitorë në Match Maker 2025 – Shqipëria në hartën globale të investimeve!

Edhe tre ditë na ndajnë nga ngjarja e madhe e vitit për biznesin shqiptar, Match Maker Albania 2025. Ky event i përmasave të mëdha për nga pjesëmarrja, aktorët dhe grupet e interesit që bashkon vjen i organizuar nën kujdesin e AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo ngjarje shihet si një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investime vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit tonë dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani me shtrirje globale.

Kjo ngjarje e rëndesishme për zhvillimin e të ardhmen e bizneseve shqiptare do të mbledh së bashku:

+500 Investitorë ndërkombëtarë;

+200 Investitorë shqiptarë;

+30 Eksportues shqiptarë;

+20 Shtete të përfaqësuara nga institucione dhe biznese;

+30 Projekte private dhe shtetërore për të investuar;

+10 Institucione shtetëtore shqiptare.

Lexo edhe: Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në Biofach 2025

Pjesëmarrja e eksportuesve shqiptarë në Match-Maker Albania 2025 paraqet një mundësi të shkëlqyer për zgjerimin e tregjeve dhe krijimin e lidhjeve strategjike me blerës dhe partnerë ndërkombëtarë. Përmes takimeve B2B të strukturuara, bizneset eksportuese do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur investitorësh dhe biznesesh të huaja, duke forcuar praninë e tyre në tregjet globale dhe duke kontribuar në rritjen e eksporteve shqiptare.

Lidhuni me partnerë të rinj, zgjeroni tregun dhe eksploroni mundësi investimi duke qenë pjesë e ngjarjeve të këtij eventi si:

✅️Takime B2B & B2G

✅️ Panair me produktet “Made in Albania”

✅️ Panele me ekspertë të njohur

✅️ Podcast & media room

✅️ Workshop-e me produkte shqiptare

✅️ Social events & kulturë

Me organizime e ngjarje të kësaj natyre, AIDA synon të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si edhe promovimin e potencialit turistik të vendit.

Do të jesh pjesë e eventit? Rregjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0