Tirana Business Park, me salla konference sipas dëshirës suaj - Business Magazine Albania

Tirana Business Park, me salla konference sipas dëshirës suaj

salla konference Tirana Business Park

Në mjediset e Tirana Business Park kurseni para duke zgjedhur hapësirat për evente dhe konferenca, të cilat mund të përshtaten në formën që dëshironi.

Për një rezultat të suksesshëm, përfaqësuesit e Tirana Business Park ju këshillojnë të bëni një vizitë në mjediset e tyre. Për eventin tuaj hapësira do të jetë e kontrolluar, planifikuar dhe miratuar në bashkëpunim me ju.

“Kapacitetet e sallave ndryshojnë në bazë të pozicionimit të tavolinave dhe karrigeve. Kështu, hapësirën fleksibël kompanitë mund t’a përshtasin më së miri idesë të zhvillimit të eventit.”

Në formë Teatri Salla Tirana pret 64 persona, ndërsa salla Berlin deri në 400 persona.

TBP Tirana Hall

Në formë U, Salla Tirana merr deri në 25 dhe salla Berlin deri në 80 persona

TBP Tirana Hall U

Në formë O Salla Tirana deri në 30 persona dhe salla Berlin deri në 100.

TBP Tirana Hall O

Në formë klase, në sallën Tirana mund të akomodoni 18  persona dhe në Sallën Berlin 140.

Berlin Hall

Ju duhet ta zgjidhni Tirana Business Park, nëse po kërkoni:

1) cilësi gjermane, 

2) keni nevojë për një variant fleksibël arredimi, 

3) doni të konsumoni green energy, 

4) nëse keni nevojë për hapësira parkimi dhe transport, 

5) nëse keni kërkesa specifike.

Tirana Business Park është vendi i duhur për të përmbushur të gjitha kërkesat tuaja.

Në këto mjedise, ju mund të parkoni falas deri në 4 orë, keni falas gjithashtu edhe shërbimet e sigurisë dhe lidhjen wi-fi. Aty mund të merrni me qera pajisje dhe shërbime audiovizuale. Për pjesëmarrësit në konferencë apo event, mund të kerkoni edhe shërbimin e transportit të Tirana Business Park.

Stafi I Tirana Business Park ështe angazhuar që ju të keni mundësi për të kombinuar eventin në mjedise të brendshme dhe të jashtme.  Qëllimi i tyre është të ndërtojnë bashkëpunime të mëdha, duke ofruar një përvojë unike.

Për më shumë ju mund të vizitoni www.tiranabusinesspark.com ose të kontaktoni në: info@tiranabusinesspark.com +355 69 40 79 779/ +355 69 20 64 992. 

Ndiqni rrjetet e tyre sociale për të zbuluar ofertat e vazhdueshme: LinkedIn, Facebook, Instagram, Twitter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0